Duke qenë zëri i përbashkët i Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, STIKK promovon përafrimin e interesave të bizneseve dhe individëve në fushën e TIK.
Rreth STIKK
Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë.
Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e profesional të akterëve të sektorit.
STIKK aktualisht ka mbi 100 anëtarë të cilët përfaqësojnë mbi 60% të tregut të punës në TIK në Kosovë dhe mbi 75% të qarkullimit vjetor të sektorit TIK. STIKK është e përkushtuar të ndihmojë rritjen afat-gjatë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, është e angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit për TIK, si dhe promovimin e kontributit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në rritjen ekonomike dhe progresin shoqëror në Kosovë.
STIKK kërkon të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të veprimit duke ndihmuar Qeverinë dhe Institucionet e Kosovës për të kuptuar trendet aktuale dhe ato të ardhshme të teknologjisë, dhe se si teknologjia mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.
Vizioni
STIKK do të ketë një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij.
Misioni
STIKK do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për TIK-un duke përkrahur vendosjen e standardeve, mundësitë e arsimimit si dhe duke avokuar për të siguruar investime të reja.
Bordi
Stafi
Objektivat tona
Zhvillimi i një shoqate të pavarur dhe të paanshme, të përqendruar vetëm në nevojat e të gjithë anëtarëve të saj dhe shoqërisë në përgjithësi.
Implementimi i aktiviteteve me vlerë, që zhvillojnë profilin dhe organizimin e sektorit të TIK në tërësi.
Dedikimi i fondeve të nevojshme për të angazhuar staf me orar të plotë, si dhe ofrimi i kohës së arsyeshme për të mundësuar qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shoqatës.
Përqëndrimi në aktivitete që krijojnë të ardhura, praktikat më të mira në rajon si dhe integrimi në tregjet rajonale dhe Evropiane.
Shërbimet tona
Avokim & shërbime lobimi
One-stop-shop shërbime
për klientë ndërkombëtar dhe lokalAnalizë e Tregut, Promovim dhe B2B shërbime
përmesKonsulencë dhe shërbime të asistencës
teknike për zhvillim të biznesitKoordinim & shërbime të rrjetezimit
Shërbime të menaxhimit të projekteve
Ndërtim i kapaciteteve
përmes STIKK EducationShërbime të Inkubatorit
përmes Innovation Centre KosovoMenaxhim shërbimeve të Inovacionit
përmes STIKK Innovation HubOrganizim të ngjarjeve & konferencave
Projekte të Bashkimit Evropian
Përkrahje për R&D
përmes partneriteteve me institucione edukativeProjektet
Media
Shkarkoni Media Kit për të u pajisur me logon zyrtare të STIKK.
Shkarko Media KitJu lutem na kontaktoni për kërkesa rreth mediave
+383 48 210 555;
[email protected]