Duke qenë zëri i përbashkët i Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, STIKK promovon përafrimin e interesave të bizneseve dhe individëve në fushën e TIK.

Rreth STIKK

Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë.

Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e profesional të aktorëve të sektorit.

STIKK aktualisht ka mbi 200 anëtarë të cilët përfaqësojnë 90% të gjithë tregut të TIK në Kosovë. STIKK është e përkushtuar të ndihmojë rritjen afat-gjatë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, është e angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit për TIK, si dhe promovimin e kontributit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në rritjen ekonomike dhe progresin shoqëror në Kosovë.

STIKK kërkon të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të veprimit duke ndihmuar Qeverinë dhe Institucionet e Kosovës për të kuptuar trendet aktuale dhe ato të ardhshme të teknologjisë, dhe se si teknologjia mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.

Vizioni

STIKK do të ketë një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij.

Misioni

STIKK do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për TIK-un duke përkrahur vendosjen e standardeve, mundësitë e arsimimit si dhe duke avokuar për të siguruar investime të reja.

Bordi

staff

Donjeta Sahatçiu

Kryetare e Bordit
  • RROTA
  • Drejtoreshë Ekzekutive
linked
staff

Vigan Budima

Nënkryetar i Bordit
  • ASSECO SEE KOSOVO
  • Head of System Integration
linked
staff

Zana Tabaku

Anëtare Bordi
  • APPDEC
  • Drejtoreshë Ekzekutive
linked
staff

Bardh Kadiu

Anëtar Bordi
  • CODA TECH
  • Drejtor Ekzekutiv
linked
staff

Çelik Nimani

Anëtar Bordi
  • FRAKTON
  • Drejtor Ekzekutiv
linked
staff

Mentor Sahiti

Anëtar Bordi
  • ADAPTIVIT
  • Drejtor Ekzekutiv
linked
staff

Ermal Sadiku

Anëtar Bordi
  • LINKPLUS IT
  • Drejtor Menaxhues
linked
staff

Darsej Rizaj

Anëtar Bordi
  • STARLABS
  • CTO
linked
staff

Arianit Fazliu

Anëtar Bordi
  • KUTIA
  • CEO
linked

Stafi

staff

Vjollca Çavolli

Drejtoreshë Ekzekutive
staff

Egzon Gashi

Menaxher i Programeve dhe i Zhvillimit të Bizneseve
linked
staff

Dominik Deda

Menaxher i Projekteve dhe i Marketingut
linked
staff

Labinot Kelmendi

Asistent i Projekteve
linked
staff

Visar Dema

Dizajner Grafik & Asistent i Projekteve
linked
staff

Hana Ahmeti

Menaxhere e Administratës dhe Financave
linked
staff

Kaltrina Beha

Asistente e Administratës dhe Financave
linked

Objektivat tona

Zhvillimi i një shoqate të pavarur dhe të paanshme, të përqendruar vetëm në nevojat e të gjithë anëtarëve të saj dhe shoqërisë në përgjithësi.

Implementimi i aktiviteteve me vlerë, që zhvillojnë profilin dhe organizimin e sektorit të TIK në tërësi.

Dedikimi i fondeve të nevojshme për të angazhuar staf me orar të plotë, si dhe ofrimi i kohës së arsyeshme për të mundësuar qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shoqatës.

Përqëndrimi në aktivitete që krijojnë të ardhura, praktikat më të mira në rajon si dhe integrimi në tregjet rajonale dhe Evropiane.

Shërbimet tona

Avokim & shërbime lobimi

Avokim & shërbime lobimi

One-stop-shop shërbime

për klientë ndërkombëtar dhe lokal
One-stop-shop shërbime

Analizë e Tregut, Promovim dhe B2B shërbime

përmes Shërbimit të Promovimit të Eksportit
Analizë e Tregut, Promovim dhe B2B shërbime

Konsulencë dhe shërbime të asistencës

teknike për zhvillim të biznesit
Konsulencë dhe shërbime të asistencës

Koordinim & shërbime të rrjetezimit

Koordinim & shërbime të rrjetezimit

Shërbime të menaxhimit të projekteve

Shërbime të menaxhimit të projekteve

Ndërtim i kapaciteteve

përmes STIKK Education
Ndërtim i kapaciteteve

Shërbime të Inkubatorit

përmes Innovation Centre Kosovo
Shërbime të Inkubatorit

Menaxhim shërbimeve të Inovacionit

përmes STIKK Innovation Hub
Menaxhim shërbimeve të Inovacionit

Organizim të ngjarjeve & konferencave

Organizim të ngjarjeve & konferencave

Projekte të Bashkimit Evropian

Projekte të Bashkimit Evropian

Përkrahje për R&D

përmes partneriteteve me institucione edukative
Përkrahje për R&D

Projektet

Projektet

STIKK Training Academy

STIKK Training Academy është projektuar posaçërisht për të adresuar pengesat lidhur me aftësi-zhvillim dhe trajnime. STIKK Training Academy sjell së bashku të gjitha mundësitë e trajnimit të TIK të ofruara tashmë nga STIKK, me një mori të iniciativave të reja dhe programeve të TIK. Vizioni i saj është rritja e kapaciteteve vendore në sektorin e TIK përmes trajnimeve kompetente dhe profesionale, të projektuara posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke u mbajtur me trendet ndërkombëtare të teknologjisë.

  • Donatori:
    GIZ, SPARK, British Council, Helvetas Swiss Intercooperation
  • Projekt Menaxheri:
    Vesa Batalli
  • Kohëzgjatja:
    2013-2014
  • Shuma:
    50,000.54 €

STIKK Training Academy

  • Donatori:
    GIZ, SPARK, British Council, Helvetas Swiss Intercooperation
  • Projekt Menaxheri:
    Vesa Batalli
  • Kohëzgjatja:
    2013-2014
  • Shuma:
    50,000.54 €

Penetrimi dhe Përdorimi i Internetit në Kosovë

Penetrimi dhe Përdorimi i Internetit në Kosovë është një raport që paraqet përdorimin e internetit në Kosovë, analizën e raporteve ekzistuese dhe të dhënave që nga viti 2000 dhe në vazhdim. Për më tepër, pjesa e mbetur e raportit paraqet depërtimet demografike në internet (përdoruesit sipas shtëpive dhe përdoruesit në përgjithësi), gjeografikën e penetrimit të internetit si dhe sjelljen e përdoruesve.

  • Donatori:
    British Council, Ministria Kosovare e Punëve të Jashtme
  • Projekt Menaxheri:
    Valon Canhasi
  • Kohëzgjatja:
    2013
  • Shuma:
    13,000.00 €

Penetrimi dhe Përdorimi i Internetit në Kosovë

  • Donatori:
    British Council, Ministria Kosovare e Punëve të Jashtme
  • Projekt Menaxheri:
    Valon Canhasi
  • Kohëzgjatja:
    2013
  • Shuma:
    13,000.00 €

Analiza e Tregut të TIK në Kosovë dhe Analiza e Mangësisë së Shkathtësive në TIK

Ky projekt kishte për qëllim për të analizuar funksionimin aktualë të tregut të TIK, dinamikën dhe trendet në Kosovë, dhe identifikimin e çështjeve kryesore në zhvillimin e aftësive të TIK në Kosovë. Raporti hulumtues Analiza e Tregut të TIK ndihmoi në njohjen e bazës kryesore të klientëve të kompanive të TIK, segmentimin e tregut, shërbimet "outsourcing" të kompanive lokale të TIK, dobësitë dhe nevojat e sektorit TIK.

  • Donatori:
    Helvetas Swiss Intercooperation
  • Projekt Menaxheri:
    Valon Canhasi
  • Kohëzgjatja:
    2013
  • Shuma:
    35,496.00 €

Analiza e Tregut të TIK në Kosovë dhe Analiza e Mangësisë së Shkathtësive në TIK

  • Donatori:
    Helvetas Swiss Intercooperation
  • Projekt Menaxheri:
    Valon Canhasi
  • Kohëzgjatja:
    2013
  • Shuma:
    35,496.00 €

Media

Shkarkoni Media Kit për të u pajisur me logon zyrtare të STIKK dhe informata të tjera të rëndësishme.

Shkarko Media Kit

Ju lutem na kontaktoni për kërkesa rreth mediave

+383 38 77 11 80 ext. 501;
[email protected]

Na Kontaktoni