Vizioni jonë është nxitja e transformimit digjital dhe përkrahja për Kosovën për t’u bërë një ekonomi e cila bazohet në njohuri

Strategjia e Kosovës për TI

Duke pasur parasysh rëndësinë e industrisë së Teknologjisë së Informacionit si shtytës i zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe konkurrencës në skenën ndërkombëtare, akterë të industrisë Kosovare të Teknologjisë së Informacionit, duke përfshirë institucione të ndryshme vendore, Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), universitete dhe donatorë të ndryshëm, së bashku kanë zhvilluar një strategji për promovim të industrisë Kosovare të Teknologjisë së Informacionit.

Ky proces i zhvillimit të Strategjisë së TI-së për Kosovën është mbështetur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Ministria Norvegjeze për Punë të Jashtme.

Shkarko

Publikimet

Dokumente Politikash