Duke qenë zëri i përbashkët i Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, STIKK promovon përafrimin e interesave të bizneseve dhe individëve në fushën e TIK.

Rreth STIKK

Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë.

Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin e profesional të akterëve të sektorit.

STIKK aktualisht ka mbi 100 anëtarë të cilët përfaqësojnë mbi 60% të tregut të punës në TIK në Kosovë dhe mbi 75% të qarkullimit vjetor të sektorit TIK. STIKK është e përkushtuar të ndihmojë rritjen afat-gjatë të sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, është e angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit për TIK, si dhe promovimin e kontributit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në rritjen ekonomike dhe progresin shoqëror në Kosovë.

STIKK kërkon të marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të veprimit duke ndihmuar Qeverinë dhe Institucionet e Kosovës për të kuptuar trendet aktuale dhe ato të ardhshme të teknologjisë, dhe se si teknologjia mund të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit.

Vizioni

STIKK do të ketë një rol qendror në stimulimin e rritjes dinamike të sektorit të TIK në Kosovë, duke hapur mundësi të reja dhe duke rritur aftësinë konkurruese të sektorit në vend dhe jashtë tij.

Misioni

STIKK do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për TIK-un duke përkrahur vendosjen e standardeve, mundësitë e arsimimit si dhe duke avokuar për të siguruar investime të reja.

Bordi

staff

Ermal Sadiku

Kryetar i Bordit
  • LinkPlus IT
  • CEO
linked
staff

Zana Tabaku

Nënkryetare e Bordit
  • Appdec
  • CEO
linked
staff

Vigan Budima

Anëtar Bordi
  • Asseco
  • CEO
linked
staff

Fatos Gacaferri

Anëtar Bordi
  • Nettxio
  • CIO
linked
staff

Bardha Ajvazi

Anëtar Bordi
  • Brandfluence
  • CEO
linked
staff

Faton Selishta

Anëtar Bordi
  • KUTIA
  • CTO
linked
staff

Alban Sahiti

Anëtar Bordi
  • TENTON
  • CEO
linked
staff

Benjamin Kolenović

Anëtar Bordi
  • Growzillas
  • CEO
linked
staff

Kristian Kabashi

Anëtar Bordi
  • Numarics
  • CEO
linked

Stafi

staff

Vjollca Çavolli

Drejtoreshë Ekzekutive
linked
staff

Art Navakazi

Menaxher i Projekteve
linked
staff

Hekuran Gashi

Menaxher i Projekteve
linked
staff

Aldo Baxhaku

Menaxher i Projekteve dhe Outreach
linked
staff

Blerina Rexhaj Dreshaj

Menaxhere e Financave dhe Administratës
linked

Objektivat tona

Zhvillimi i një shoqate të pavarur dhe të paanshme, të përqendruar vetëm në nevojat e të gjithë anëtarëve të saj dhe shoqërisë në përgjithësi.

Implementimi i aktiviteteve me vlerë, që zhvillojnë profilin dhe organizimin e sektorit të TIK në tërësi.

Dedikimi i fondeve të nevojshme për të angazhuar staf me orar të plotë, si dhe ofrimi i kohës së arsyeshme për të mundësuar qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shoqatës.

Përqëndrimi në aktivitete që krijojnë të ardhura, praktikat më të mira në rajon si dhe integrimi në tregjet rajonale dhe Evropiane.

Shërbimet tona

Avokim & shërbime lobimi

Avokim & shërbime lobimi

One-stop-shop shërbime

për klientë ndërkombëtar dhe lokal
One-stop-shop shërbime

Analizë e Tregut, Promovim dhe B2B shërbime

përmes
Analizë e Tregut, Promovim dhe B2B shërbime

Konsulencë dhe shërbime të asistencës

teknike për zhvillim të biznesit
Konsulencë dhe shërbime të asistencës

Koordinim & shërbime të rrjetezimit

Koordinim & shërbime të rrjetezimit

Shërbime të menaxhimit të projekteve

Shërbime të menaxhimit të projekteve

Ndërtim i kapaciteteve

përmes STIKK Education
Ndërtim i kapaciteteve

Shërbime të Inkubatorit

përmes Innovation Centre Kosovo
Shërbime të Inkubatorit

Menaxhim shërbimeve të Inovacionit

përmes STIKK Innovation Hub
Menaxhim shërbimeve të Inovacionit

Organizim të ngjarjeve & konferencave

Organizim të ngjarjeve & konferencave

Projekte të Bashkimit Evropian

Projekte të Bashkimit Evropian

Përkrahje për R&D

përmes partneriteteve me institucione edukative
Përkrahje për R&D

Projektet

Projektet

CEBIT (2010-2014)

CeBIT është një ndër panairet më të mëdha dhe të njohur në botë për kompjutera. Panairi tregtar është mbajtur çdo vit në hapësirën e Hanoverit, hapësirën më të madhe në botë, në Gjermani, dhe është konsideruar si një barometër për teknologjitë më të reja në fushën e teknologjisë së informacionit. Në CeBIT, STIKK ka përfaqësuar kompanitë kosovare të TIK-ut për 5 vjet me radhë, ku kompanitë lokale të TIK kanë shfaq produktet/shërbimet e tyre dhe janë rrjetëzuar me një numër të kompanive ndërkombëtare.

  • Donatori:
    GTZ/GIZ, USAID-KPEP
  • Projekt Menaxheri:
    Bardh Kadiu
  • Kohëzgjatja:
    2010-2014
  • Shuma:
    210,000.00 €

CEBIT (2010-2014)

  • Donatori:
    GTZ/GIZ, USAID-KPEP
  • Projekt Menaxheri:
    Bardh Kadiu
  • Kohëzgjatja:
    2010-2014
  • Shuma:
    210,000.00 €

Trajnime profesionale

Trajnime profesionale për kandidatët për të rritur aftësitë në menaxhimin e qendrave të thirrjes, CRM Workshop, ITMark / CMMI, SPI Maturity, bazat e Network, bazat e Java, Testimi i Software, ISO-të, metodologjitë e menaxhimit të projektit etj., që janë mbajtur para se të themelohet STIKK Training Academy.

  • Donatori:
    USAID-KPEP, GTZ/GIZ, Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme
  • Projekt Menaxheri:
    Vjollca Çavolli
  • Kohëzgjatja:
    2009-2013
  • Shuma:
    120,600.00 €

Trajnime profesionale

  • Donatori:
    USAID-KPEP, GTZ/GIZ, Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme
  • Projekt Menaxheri:
    Vjollca Çavolli
  • Kohëzgjatja:
    2009-2013
  • Shuma:
    120,600.00 €

Media

Shkarkoni Media Kit për të u pajisur me logon zyrtare të STIKK.

Shkarko Media Kit

Ju lutem na kontaktoni për kërkesa rreth mediave

+383 48 210 555;
[email protected]

Na Kontaktoni