STIKK për herë të dytë përkrahë organizimin e takimit ALSSUG

Me datën 22 Mars, 2014 në hapësirat e ICK u organizua takimi i tretë me rradhë për ALSSUG, ku në këtë ngjarje ligjëruesit patën rastin të zhvillojnë ligjërime teknike me përvojë nga fusha të ndryshme për Database Administration dhe Database Development.

Takimin e hapi Dukagjin Maloku- SQL Server MVP/DBA ALSSUG me temë rreth Windows Azure, për të rejat e fundit dhe se cfarë duhet të dijmë për SQL Databases në Windows Azure.

Pastaj takimi vazhdoi me ligjeruesin e rradhës Florim Maxhuni, Programer në Raiffeisen Bank Kosovo me përvojë shumëvjeçare bazuar në C# me ndërlidhje të databazave në SQL Server i cili vazhdoi ligjërimin për qasjen e të dhënave nga .Net, krahasime nga e kaluara edhe e tanishmja.

Lamir Shkurti- Zhvillues i Databazave, prezantoj veglat për përmiresim të performances, si duhet të përdoren ato, qka duhet të anashkalojmë për performanca të këqija dhe si duhet të veprojmë kur përdorim Table Hint apo Temp&Variable.

Dhe në fund të ngjarjes prezantimin e vazhdoi Donika Bajrami, Zhvilluese e Softuerit dhe trajnere për SQL Server në Cacttus, me temën “Rëndësia për një strategji të rimëkëmbjes, konsideratat për backup, llojet e restore dhe konsideratat për strategji të backup-it”.

Në fund Dukagjin Maloku e mbylli takimin duke falenderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe gjithashtu bëri ftesë që në takimin e rradhës ti jepet mundësia per aplikim si prezantues për ata që kanë pervojë me SQL.

STIKK takohet me Doganat e Kosoves

Bazuar në kërkesën e anëtarëve te STIKK me datën 23.04.2014, organizoi takimin me z. Bujar Kelmendi, udhëheqës i sektorit për legjislacion dhe këshilla ku morën pjesë drejtoresha ekzekutive e STIKK znj. Vjollca Cavolli së bashku me përfaqësuesit e disa kompanive anëtare si Asseco, Cacttus, Art House, ITD Kosova, Ilir Kosova.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i problemeve administrative të importit të pajisjeve të TIK të cilat janë të liruara me ligj nga tatimi doganor, si dhe problemeve me të cilat janë duke u ballafaquar kompanitë e sektorit te TIK.

STIKK së bashku me kompanitë pjesëmarrëse si dhe me përkrahjen e doganave te Kosovës, u dakorduan që të punohet një manual interpretues mbi Ligjin Nr. 04/L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, me qëllim të lehtësimit të implementimit të ligjit në mënyrë adekuate.

Z. Kelmendi, shprehi gatishmëri e tij për të ndihmuar kompanitë dhe njëkohësisht u dakordua që pasi të punohet dokumenti të organizohet një takim me përfaqësuesit e doganave.

STIKK mbledh kompanitë e sektorit të TIK në Kuvendin e saj të gjashtë

Me datën 17.04.2014 në ambientet e Qendrës Inovative të Kosovës, u hap Kuvendi i gjashtë me radhë i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës- STIKK.

Anëtarëve të STIKK iu drejtua Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj i cili e përgëzoi Shoqatën për punën e bërë gjatë këtyre gjashtë viteve dhe e cilësoi STIKK-un si ”Shoqata më llogaridhënëse sa i përket qeverisjes së mirë ne krahasim me shoqatat tjera”. Ai cilësoi se ky sektor është përcaktuar si sektor prioritar i qeverisë dhe theksoi se: “edhe pse janë bërë disa lehtësime për sektorin në veçanti në politika fiskale, përpjekjet e Ministrisë do të vazhdojnë në krijimin e ambientit më të favorshëm duke thënë se ai personalisht do të jetë avokat i këtyre lehtësimeve.

Audiencës iu drejtua edhe përkrahësi i devotshëm i sektorit të TIK në Kosovë ambasadori Norvegjez z. Jan Braathu. “Industria e TIK të Kosovës ka arritur një zhvillim dhe rritje të mahnitshme brenda gjashtë viteve të fundit. Që nga fillimi i vitit 2008, Shoqata ka qenë pjesë integrale e këtij zhvillimi. Kam guximin të them se sektori i TIK të Kosovës është një ndër sektorët më të organizuar në Kosovë, madje edhe ne rajon- duke iu falënderuar STIKK” theksoi ambasadori që në fillim të fjalimit të tij. Ambasadori gjithashtu theksoi vështirësitë me të cilat sektori po ballafaqohet duke vënë theksin në dy më të rëndësishmet : edukimin dhe politikat qeveritare për ambientin e përgjithshëm biznesor. Ai gjithashtu tha se Qeveria Norvegjeze ka qenë përkrahëse e sektorit të TIK në Kosovë vite me radhë dhe se do të vazhdojë në këtë drejtim, megjithatë krahas kësaj duhet të kuptohet se suksesi përfundimtar do të varet nga vetë palët e interesit në Kosovë.

Z. Ilir Rexha nga GIZ gjithashtu e përgëzoi Shoqatën për punën e saj të deritanishme dhe theksoi se tashmë është themeluar një bashkëpunim i mirëfilltë Gjermano- Kosovar në këtë sektor, dhe se GIZ do të vazhdojë përkrahjen për STIKK dhe promovimin e sektorit në tregjet e jashtme.

Më pas z. Dardan Vokshi, Nën- Kryetar i Bordit të STIKK prezantoi punën e Bordit dhe aktivitetet ndërkombëtare të shoqatës. Ndërsa, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK znj.Vjollca Çavolli prezantoi punën një vjeçare të Shoqatës.

Kuvendi vazhdoi punimet pasdite me ç’rast u miratuan ndryshimet në Statutin e STIKK dhe u zgjodhën 4 anëtarë të rinj të Bordit. Gjithashtu, kuvendi miratoi raportin vjetor të STIKK, u prezantua Plani i punës dhe buxheti për vitin 2014; u prezantuan dhe miratuan pakot e reja të anëtarësisë dhe u përzgjedh kompania e cila do të bëjë auditimin e Shoqatës gjatë tre viteve të ardhshme.

Kryeministri Hashim Thaci vizitoi STIKK

Më 11 Prill 2014, kryeministri i Kosovës Z. Hashim Thaci vizitoi STIKK dhe ICK, ku gjatë kësaj vizite kryeministri pati rastin të njoftohet më shumë për të arriturat e STIKK, zhvillimet në TIK, si dhe të mësoj më shumë për brengat dhe pengesat e sektorit TIK. Në takim ishin te pranishëm anëtaret e bordit z.Shkumbin Brestovci , z.Driton Hapciu, z.Enver Doko si the drejtoresha ekzekutive Vjollca Çavolli.

Gjate takimit, Kryeministrit iu prezantua dokumenti me ane te cilit u kërkuan këto pika:

– Të përcaktohet sektori i TIK, si sektor prioritar në kuadër të strategjisë zhvillimore të Kosovës;
– Krijimin e ministrisë së TIK dhe Inovacionit në mandatin e ardhshëm qeveritar;
– Heqjen e taksave për kompanitë e orientuara në eksport te shërbimeve;
– Zvogëlimi i TVSH-së për pajisjet e TIK nga 16% në 5%;
– Zgjerimi i listës për pajisjet e TIK të liruara nga taksa doganore;
– Rritja e financimeve publike për inovacionet dhe kërkim-zhvillim në sektorin e TIK;
– Përkrahjen e ndërmarrësisë dhe “StartUp”-ve ne sektorin TIK;
– Nënshkrimi i një marrëveshjeje për partneritet strategjik në mes të Qeverisë dhe STIKK me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit.

Kryeministri i Kosovës u pajtua me faktin që Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit duhet të jetë sektor prioritar për zhvillimin e vendit, ku Kosovaret do të kenë mundësi të bëhen një shtet që ka për bazë dijenin për zhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu, Kryeministri u dakordua qe të na përkrah në krijimin e ministrisë së inovacionit dhe TIK, rritjen e financimit për TIK, përkrahjen e inovacionit dhe startups, si dhe nënshkrimin e një marrëveshje midis Qeverisë dhe STIKK-ut.

Dhurimi Vullnetar i Gjakut nga ICK | STIKK | Athene

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo është mbajtur aksioni i dhurimit të gjakut që u organizua për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit – që çdo vit shënohet më 7 prill. Në aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut kanë marrë pjesë 20 dhurues. Dhuruesit kanë qenë nga Innovation Centre Kosovo (ICK), STIKK, Athene Kosovo, ekipet e inkubatorit të ICK-së dhe njerëz të tjerë që nuk janë pjesë e qendrës. Aksioni i dhurimit të gjakut u mbajt në zonën “Events Area”, ku në dispozicion ishin 5 shtretër që sëbashku me pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Drejt 2020: Horizonte te reja per hulumtim dhe zhvillim teknologji dhe inovacion ne regjionin e Ballkanit Perendimor

Me datën 27-28, Mars, 2014 u mbajt konferenca perfundimtare e projektit WBC-INCO.NET e titulluar Drejt 2020: Horizonte te reja per Hulumtim dhe Zhvillim Teknologik dhe Inovacion ne Regjionin e Ballkanit Perendimor. STIKK permes projektit ICT- KOSEU mundesoi pjesemarrjen e 7 profesionisteve nga Kosova, duke perfshire ketu perfaqesues nga bizneset, akademia dhe qeveria.

Kjo ngjarje ka sjelle bashke mbi 100 hulumtues, vendimarres, dhe perfaqesues te industries nga regjioni I Ballkanit Perendimor, EJL, Regjioni i Danube-it dhe gjithashtu shtete tjera te BE-se te cilate jane te interesuara per bashkepunim me shtetet e BP.
Pjesemarresit paten mundesite te degjojne llidhur me pjesemarrjen ne programin e Kornizes Horizon 2020 dhe te hulumtojne mundesite per bashkepunimin e shteteve te Ballkanit Perendimor dhe shtetet anteare te BE nen kornizen e re.

Gjithashtu, kjo konference ofroi mundesi per takime individuale me perfaqesues te ndryshem te shteteve prezente.

“FIA Athens 2014” Bashkon palët e interesit te internetit evropian për te riformatuar Infrastrukturën e ardhshme te internetit për Inovacionin

“Future Internet Assembly – FIA Athens 2014” Bashkon palët e interesit te internetit evropian për te riformatuar Infrastrukturën e ardhshme te internetit për InovacioninAthina ishte nikoqire e konferencës se përvitshme te Future Internet Assembly, e cila u mbajt ne qendrën Megaron me 18-20 mars, me pjesëmarrjen e me tepër se 400 akterëve shkencor dhe ekonomik, hulumtuesve, NVM-ve, përdoruesve, ofruesve te shërbimeve dhe përmbajtjeve. Këta pjesëmarrës prezantuan idetë e reja dhe këmbyen përvoja, me qellim te riformatimit te Internetit te se ardhmes.

FIA Athens 2014 konferenca është bashkëpunim i me shume se 150 projekteve, me qellim te fuqizimit te aktiviteteve evropiane për te mundësuar konkurueshmërinë e Evropës ne tregun botëror. Pjesa tematike e konferencës sillej rreth formulimit te peizazhit te ri teknologjik te internetit, te bazuar ne “network/cloud integration & virtualization” dhe softuerëve, shërbimeve dhe “cloud” teknologjisë qe mundësojnë zhvillimin e aplikacionet inovative.

Fillimi i FIA Athens 2014 u karakterizua me mbledhjen e pare plenare me 18 mars ku u përshinë fjalimet hyrëse te specialisteve te nivelit te larte. Ne ditët ne vijim, u organizuan nëntë sesione punuese. Poashtu, gjate mbajtjes se konferencës, kishte edhe ekspozite te projekteve te ndryshme qe i përkisnin 7 fushave tematike: Net Futures, FIRE, Connected Smart Cities, FI-PPP, Cloud Computing, Software and Services, Network Technologies, International Cooperation.

Pjesëmarrjen e përfaqësuesve te Kosovës: Vjollca Cavolli nga STIKK, Zana Tabaku nga APPDEC, Driart Elshani nga AUK, Labinot Bajraktari dhe Kreshnik Rrmoku nga FIEK/UP e mundësoi projekti KOSEU.

STIKK morri pjesë në seminarin e rradhës së Academic Exchange for Progress (AEP)

STIKK morri pjesë në seminarin e rradhës së AEP, i mbajtur më 27 mars 2014, në Tiranë, Shqipëri. Shkëmbimi Akademik për Progres (AEP) lehtëson shkëmbimin akademik dhe ndërtimin e kapaciteteve brenda një shteti, i cili do bëhet në bashkëpunim ndërmjet institucioneve partnere në Norvegji, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Objektivat kryesore të këtij programi është rritja e kapaciteteve të fakulteteve të TIK në vendet e sipër-përmendura, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë seminar, drejtorersha ekzekutive e STIKK Znj. Vjollca Çavolli është moderatore e seancës së panelit për temen “si të urëzohen mungesat e aftësive dhe të përmisohet bashkëpunimi në mes të kompanive dhe universiteteve?

Përvojat, mundësitë dhe sfidat që lidhen me bashkëpunimin në mes të kompanive dhe universiteteve.” Pjesëmarrës në këtë seancë janë Adrian Besimi nga SEEU Maqedoni, Edmond Hajrizi nga UBT Kosovë, Dritan Mezini nga AITA Shqipëri, kompani nga Norvegjia dhe Ballkani, dhe Darko Asov nga Crimson Maqedoni. Pas kësaj seance, disa studentë do të paraqesin përvojat e tyre me programin AEP.

STIKK Training Academy organizoi trajnimin në IT Fundamentals

STIKK Training Academy duke filluar prej datës 24 deri 28 Mars, 2014 organizoi trajnimin 5 ditorë në IT Fundamentals. Ky trajnim I është dedikuar të gjithë studentëve të TIK dhe antarëve të STIKK-ut.

Në këtë trajnim studentët kanë pasur rastin të:

– Zhvillojnë njohuri pune se si funksionojnë kompjuterët, si të montohen kompjuterët, dhe si të zgjidhen çështjet e hardware dhe softuer.
– Punë praktike në laboratorë dhe mjetet virtuale të mësimit që ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe mendimin kritik.
– Kursi thekson aplikimin praktik të aftësive dhe procedurave të nevojshme për të instaluar dhe modernizuar hardware-in, softuer-in, si dhe sistemet e troubleshoot (zgjidhjes).
– Kontrolli interaktiv i njohurive siguron vlerësimin e menjëhershëm për të mbështetur vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara.

Për këtë trajnim, të gjithë pjesëmarrësit pranuan një çertifikatë të pjesëmarrjes.

Përdorimi i mediave sociale në komunikimin komunë-qytetarë

Internews Kosova në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, kanë organizuar tryezen “Përdorimi i mediave sociale në komunikimin komunë – qytetarë” me 27 mars në hotel Dukagjini ne Pejë.

Ne këtë tryeze STIKK ne rolin e panelistit prezantoj trendet e rritjes se shfrytëzuesve te internetit ne Kosove si dhe ndikimin e aktiviteteve te STIKK ne këto trende. Po ashtu ne kete tryeze z.Valon Canhasi nga STIKK i tregoj se si mund te behn analizat e të dhënave përmes Google Analytics dhe Facebook Analytics.