STIKK Training Academy organizoi trajnimin në IT Fundamentals

STIKK Training Academy duke filluar prej datës 24 deri 28 Mars, 2014 organizoi trajnimin 5 ditorë në IT Fundamentals. Ky trajnim I është dedikuar të gjithë studentëve të TIK dhe antarëve të STIKK-ut.

Në këtë trajnim studentët kanë pasur rastin të:

– Zhvillojnë njohuri pune se si funksionojnë kompjuterët, si të montohen kompjuterët, dhe si të zgjidhen çështjet e hardware dhe softuer.
– Punë praktike në laboratorë dhe mjetet virtuale të mësimit që ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe mendimin kritik.
– Kursi thekson aplikimin praktik të aftësive dhe procedurave të nevojshme për të instaluar dhe modernizuar hardware-in, softuer-in, si dhe sistemet e troubleshoot (zgjidhjes).
– Kontrolli interaktiv i njohurive siguron vlerësimin e menjëhershëm për të mbështetur vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara.

Për këtë trajnim, të gjithë pjesëmarrësit pranuan një çertifikatë të pjesëmarrjes.

Përdorimi i mediave sociale në komunikimin komunë-qytetarë

Internews Kosova në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, kanë organizuar tryezen “Përdorimi i mediave sociale në komunikimin komunë – qytetarë” me 27 mars në hotel Dukagjini ne Pejë.

Ne këtë tryeze STIKK ne rolin e panelistit prezantoj trendet e rritjes se shfrytëzuesve te internetit ne Kosove si dhe ndikimin e aktiviteteve te STIKK ne këto trende. Po ashtu ne kete tryeze z.Valon Canhasi nga STIKK i tregoj se si mund te behn analizat e të dhënave përmes Google Analytics dhe Facebook Analytics.

STIKK morri pjesë në seminarin e AEP-it

Me datë 27 Mars 2014 në Tiranë, STIKK mori pjesë në seminarin e organizuar të AEP-it.

Shkëmbimi Akademik për Progres (AEP) lehtëson shkëmbimin akademik dhe ndërtimin e kapaciteteve brenda një shteti, i cili do bëhet në bashkëpunim ndërmjet institucioneve partnere në Norvegji, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Objektivat kryesore të këtij programi është rritja e kapaciteteve të fakulteteve të TIK në vendet e sipër-përmendura, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë seminar, drejtorersha ekzekutive e STIKK Znj. Vjollca Çavolli është moderatore e seancës së panelit për temen “si të urëzohen mungesat e aftësive dhe të përmisohet bashkëpunimi në mes të kompanive dhe universiteteve? Përvojat, mundësitë dhe sfidat që lidhen me bashkëpunimin në mes të kompanive dhe universiteteve.” Pjesëmarrës në këtë seancë janë Adrian Besimi nga SEEU Maqedoni, Edmond Hajrizi nga UBT Kosovë, Dritan Mezini nga AITA Shqipëri, kompani nga Norvegjia dhe Ballkani, dhe Darko Asov nga Crimson Maqedoni.Pas kësaj seance, disa studentë do të paraqesin përvojat e tyre me programin AEP.”

STIKK merr pjesë në “Week of Woman”

Dita e dytë e Javës së Gruas u mbajt në ambientet e ICK-së, ku u fokusua në temën Gratë dhe Teknologjia. Pjesëmarrëse ishin mbi 100 gra nga e tërë Kosova, që ishin përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, biznesit, mediave, botës akademike, si dhe mysafirë tjerë.

Gjatë kësaj dite u mbajt një seancë diskutimi, e cila u moderua nga: Donika Kadaj Bujupi – deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërsa diskutues ishin: Uranik Begu nga ICK, Vlora Çitaku – Ministre për Integrim Evropian, Vjollca Çavolli nga STIKK, Milena Harito – Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike (Shqipëri), Mimoza Hajdarmataj – koordinatore lokale e rrjetit të grave “Barazia në vendimmarrje, Shqipëri” si dhe Kristina Wilfore nga NDI.

Në diskutimin e saj, Znj. Vjollca Çavolli potencoi rolin e grave në pjesmarrje politike përmes teknologjisë, ku preku temat si: mungesa e grave në teknologji, përparësitë që ofron teknologjia për gratë, krijimin e komuniteteve në rrjetet sociale për të shtyrë qëllimet përpara, rolin e STIKK-ut në promovimin dhe rritjen e kapaciteteve të grave në teknologji të informacionit etj. Pas seancës së diskutimit, Valon Canhasi nga STIKK dha një ligjeratë në mënyren e përdorimit të rrjeteve sociale, ku më vonë gratë mësuan se si të regjistrohen dhe perdorin rrjetin social “Twitter”.

STIKK merr pjesë në punëtorinë e rradhës të OGP-së

“Me datën 21 deri më 23 Mars, STIKK morri pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, e mbajtur në Bogë, Pejë. Gjatë kësaj punëtorie, STIKK së bashku me shoqërin civile, pati një rol suportues për përmisimin e Planit Nacional të Veprimit 2014-2016, në kuadër të antarësimit të Kosovës në Open Government Partnership. OGP është një iniciativë e cila synon të sigurojë angazhime konkrete nga ana e qeverisë për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarëve, të luftojë korrupsionin, dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja dhe inovacionin për të forcuar qeverisjen. Kosova pretendon të bëhet antari i 64-të i OGP-së në botë.”

STIKK organizon trajnimin në JavaScript

STIKK në kuadër të projektit “WomInnovation” me datë 17 deri 21 Mars, 2014 organizoi trajnimin e dedikuar për femra/studente në JavaScript. Trajnimi është zhvilluar në ambientet e ICK-së dhe pjesëmarrëse ishin 15 femra studente.

Në këtë trajnim studentet patën rastin të mësojne më shumë për:
– Bazat e HTML dhe CSS
– Hyrje në JavaScript
– Variablat
– Operatorët
– Vargjet
– Kushtet
– Unazat
– Funksionet
– Numrat
– Stringjet
– Datat
– Koncepti i Programimit të Orientuar në Objekte
– Objektet
– DOM (Document Object Model) dhe Node
– Implementimi i CRUD në PHP dhe MySQL

Ligjërues i trajnimit ishte Driton Haxhiu, profesionist në gjuhet e bazuara në Ueb. Pjesëmarreset në fund i janë nënshtruar një testi vlerësues.

ICT-KOSEU: Trajnim i trajnerëve për pjesëmarrje në kornizën e re të KE:HORIZON2020

Me datën 28.02.2014, STIKK si partnere e projektit ICT-KOSEU organizoi seancën trajnuese për 13 pjesëmarrës nga akademia, sektori i biznesit dhe qeveria në ambientet e ICK0-së. Ligjerues i trajnimi ishte Z. Ulrich Boes, ( URSIT, Bullgaria,partner i projektit ICT-KOSEU) i cili ndau me pjesëmarrësit përvojat e tij në projektet e KE. Prezantoi rregullat e reja, dhe ofroi praktikat e mira te zbatimit të projekteve të KE, dhe ofroi shembuj të propozimeve të suksesshme.Në seancën e pasdrekes pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë edhe Dr. Venet Osmanin Udhëheqës i grupit dhe Hulumtues në CREATE NET, Trento dhe Ligjërues Zëvendësues në Universitetin e Trento’s, Itali lidhur me përvojën e tij në projektet e KE. Dr. Osmani prezantoi një përmbledhje të HORIZON 2020 duke u fokusuar në perspektiven hulumtuese.Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të dëgjojnë edhe pervojat e Univ.-Prof.dr.techn.Dipl.-Ing Wolfgang Slany, lidhur me përvojat e drejpërdrejta lidhur me projektet hulumtuese. z. Boes në fund të ditës u tregoi pjesëmarrësve se ku mund të gjejnë informata të lidhur me trajnimet, kontaktet, organizatat e rëndësishme dhe udhëzues për pjesëmarrje.Të interesuarit për mundësitë për projekte dhe rrjetëzim gjithashtu mund te regjistrohen në webfaqen e projektit www.ict-koseu.eu

STIKK dhe Anëtarët e saj për herë të 5-të në CeBIT

Me qëllim të promovimit të Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për eksport të shërbimeve, STIKK së bashku me Adaptivit, Harrisia, ICK, IziSurvey dhe ZagApps do të mer pjesë në CeBIT 2014 për herën e 5-stë me rradhë. Pjesëmarrjen e STIKK-ut dhe të kompanive anëtare këtë vit e kane përkrahur: SPARK-u, GIZ, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze si dhe APIK-u (Agjencioni për Promovim të Investimeve në Kosovë). Në CeBIT marrin pjesë mbi 4000 ekspozues nga 70 vende të botës, dhe më shumë se 137700 vizitorë nga 120 vende të botës. Gjate këtyre pese ditëve, kompanitë anëtare të STIKK do të kenë mundësi të takohen me partnerë/investitorë potencial, të promovojnë kompanitë si dhe sektorin e TIK të Kosovës si një destinacion potencial për eksportin e shërbimeve.

ICT-KOSEU: Seancë informuese për pjesëmarrje në HORIZON2020 me fokus në TIK

Me datën 27.02.2014, STIKK si partnere e projektit ICT-KOSEU organizoi seancën informuese lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në kornizën e re të Komisionit Evropian Horizon2020, në ambientet e MASHT. Z. Ulrich Boes, nga URSIT, Bullgaria gjithashtu partner i projektit ICT-KOSEU u ofroi pjesëmarrësve të takimit njohuri të përgjithshme për kornizën HORIZON2020. Qëllimi kryesor i kësaj kornize është thjeshtësimi i disa aspekteve në krahasim me kornizën paraprake, megjithatë ende ka rregulla të shumta të cilat duhen zbatuar. HORIZON 2020 do të përkrahë të gjitha shkallet e zinxhirit të hulumtimit dhe inovacionit, dhe rangimet e ndryshime të financimit në bazë të parimit sa më afër tregut të jetë aktiviteti përkrahës aq më të mëdha duhet të jenë financimet nga burimet tjera. Në këtë takim pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të dëgjojnë edhe përvojat e hulumtuesve Kosovare nga Diaspora: Priv.-Doz.Ing. Nysret Musliu, profesor i asocuar dhe lider i projekteve hulumtuese në Universitetin Teknik të Vjenës,Austri, Dr.-Ing. Naim Bajçinca, Hulumtues Senior i Asocuar në Max-Planck-Institute for Dynamics of Complex Technical Systems & Control Theory dhe Ligjërues në Universitetin Teknik te Berlinit mbi temën e “Përvoja në hulumtime si një parakusht për pjesëmarrje në projektet hulumtuese”.Takimi u përmbyll me njoftimin nga përfaqësuesja e STIKK znj. Mjellma Alijaj lidhur me pyetësorin elektronik si dhe krijimin e një udhërrëfyesi për prioritetet e Kosovës në hulumtim të ndërlidhura me projektet e shpallura nga Horizon2020. Ky pyetësor do tu drejtohet të gjitha palëve të interesit.

STIKK prezanton gjetjet e hulumtimeve në sektorin e TIK

Me datën 11.02.2014, në Hotelin Sirius, STIKK dhe projekti EYE kanë prezantuar raportet: Analiza e Mungesës së Shkathtësive në TIK, dhe Analiza e Tregut të TIK në Kosovë. Këto raporte janë përpiluar pas hulumtimit të realizuar me rreth 500 kompani në Kosovë me qëllim të identifikimit të potencialit të rritjes dhe zhvillimit të sektorit TIK.Me këtë rast në ngjarje ishin prezent mbi 50 pjesëmarrës, ekspert nga fusha e TIK të cilët morrën pjesë në diskutimin mbi të gjeturat e hulumtimit.Hulumtimet mund ti gjeni në vegzat në vijim:

Analiza e tregut të TIK në Kosovë
http://www.stikk-ks.org/uploads/downloads/STIKK_Analiza_E_Tregut_TIK.pdf

Analiza e mangësisë së shkathtësive në TIK
http://www.stikk-ks.org/uploads/downloads/Analiza_e_mangesise_se_shkathtesive_ne_TIK_.pdf