Përfundimi i Trajnimit Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM)

Në kuadër të STIKK Training Academy nga data 2 – 6 Qershor u mbajt trajnimi Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM) ligjëruar nga Dario Car, i cili iu dedikua te gjitha kompanive anëtare te STIKK si dhe studenteve te Teknologjisë dhe Informacionit.

Ne këtë trajnim morën pjese 11 pjesëmarrës prej te cilëve 4 ishin femra dhe 7 meshkuj.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit mësuan:

– CRM Software.
– Zhvillimin dhe analizimin e planit për CRM.
– Automatizimin dhe sinkronizimin e departamenteve të shitjes, marketingut, shërbimit ndaj klientit dhe mbështetjes teknike nëpërmjet CRM.
– Rritjen e vlerës se organizatës dhe konsumatorit nëpërmjet CRM.

Në fund te trajnimit pjesëmarrësit pranuan certifikatat e tyre të pjesëmarrjes.

STIKK mori pjesë në Tryezat e Përfaqësimit të Shoqatave karshi Partive Politike

Me datat 27 Maj dhe 3 Qershor, STIKK mori pjesë në Tryezat e Përfaqësimit të Shoqatave karshi Partive Politike, për ti shprehur shqetësimet si dhe nevojat gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Ky eveniment u organizua nga D4D dhe kishte për qëllim informimin dhe inspirimin e partive politike për t’i përfaqësuar çështje specifike. Partitë politike kanë prezantuar programet e tyre në mënyrë që ato të sfidohen nga përfaqësuesit e shoqatave. Reagime pozitive ka pas gjatë diskutimit nga të gjitha partitë politike, duke argumentuar rolin e shoqërisë civile në politikë-bërje.

Gjatë takimit, STIKK shpalosi nevojen për një Ministri të TIK dhe Inovacionit, si dhe adresoj çështjet e taksave në TIK, të cilat janë më të pafavorshmet në rajon.

Perfundoj sesioni i punetorive per draftimin e Strategjise Nacionale te TIK

Me 22 dhe 29 Maj STIKK organizoi dy punetorite e fundit per draftimin e Strategjise Nacionale te TI’se.

Ne punetorine e dates 22 Maj u mbulua moduli 5.2: Organizimi dhe Implementimi i Strategjisë te TI’se, ndersa me daten 29 Maj u mbulua moduli 6: Monitorimi dhe Vlerësimi.

Keto punetori u mundesuan me perkrahjen e Ambasades Norvegjeze dhe GIZ.

STIKK Panairi i Punës 2014 – “Karriera juaj në Binarë”

STIKK në bashkëpunim të ngusht me kompanitë anëtare si dhe me asistencën e bashkëpunëtorëve akademik organizoi “STIKK Panairin e Punes 2014” për sektorin e TIK, ku qëllim kryesorë i këtij panairi ishte ulja e shkallës së papunësisë si dhe ofrimi i mundësisë së studentëve/profesionistëve për tu njoftuar me sektorin privat dhe kerkesat e tyre si punëdhënës.

Panairi i Punës u mbajt më 27 Maj 2014, në Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë. Pjesëmarrëse në Panair ishin 11 kompani të profilit të TIK (Trokit, SAP, AdaptivIT, Asseco, Cacttus, DataPrognet, ITD, Sollaborate, ZagApps, DM Consulting dhe Entermedia). Secila nga këto kompani patën rastin të promovojnë kompanitë, produktet/shërbimet e tyre, Gjithashtu në këtë panair kishter 40 vende pune.

560 vizitor e vizituan këtë panair të cilët njëkohësisht aplikuan në pozitat e ofruara nga kompanitë.

Bazuar ne përshtypjet e kompanive pjesëmarrëse, secila nga kompanite kontaktuan përafersisht nga 120 studentë/profesionistë në këtë panair.

Për më tepër kompanitë dhe pjesëmarrësit e panairit u ndane të kënaqur me organizimin e panairit, posaqërisht me lokacionin dhe kohën në të cilën u mbajt ky event.

STIKK planifikon të organizoj Panaire Pune të tjera për sektorin e TIK ku do të mundohet të ngrisë cilesinë edhe më tutje.

STIKK merr pjese ne ngjarjen “e-Leadership Regional Cluster Event”

Me 21 Maj, 2014 STIKK morri pjese ne ngjarjen “e-Leadership Regional Cluster Event ” e cila mbajt ne Sofje, Bullgari.

Kjo ngjarje u organizu nga ESI Center dhe kishte per qellim adresimin e temave si e-leadership dhe e-competences ne industri te TI’se. Foles ne kete konference ishte Dr. Paul Nielsen nga SEI-CMU, Richard Soley nga OMG, André Richier nga the European Commission DG Enterprise and Industry dhe shume te tjere.

STIKK mori pjesë në konsultimin publik dhe prezantimin e progamit IPA II – bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

STIKK mori pjesë në konsultimin publik dhe prezantimin e progamit IPA II – bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Me datën 16 maj 2014, STIKK mori pjesë në konsultimin publik dhe prezantimin e progamit IPA II – bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë* – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë e organizuar nga në Restoran Bujana, Gjilan.

Në këtë takim morën pjesë; përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, përfaqësuesi i CBIB+, kryetari i komunës së Vitisë, nën-kryetari i komunës së Gjilanit dhe pjesëmarrës nga shoqeria civile dhe akademike.

Qëllimi i këtij konsultimi dhe prezantimit publik ishte që të informojë publikun e gjerë dhe palët e interesuara me draft versionin e Programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II ndërmjet Kosovës dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për periudhën 2014 -2020.

STIKK Training Academy organizon trajnimet e radhës

Në vazhdim te përpjekjeve për të promovuar mundësi të reja dhe për të zgjeruar fushën e shërbimeve të cilat mund ti eksportojmë në të ardhmen, STIKK ofron mundësi te reja të trajnimeve.

Në kuadër të Akademisë së Trajnimeve në STIKK gjatë muajit Maj do të organizohen tri trajnime. Me datën 12-16 Maj, do të mbahen trajnimet Web Design dhe Online Marketing ndërsa nga data 26-30 Maj, do të mbahet trajnimi i Databazave.

Mbahet edicioni i njëmbëdhjetë i Panairit të Punës i Odës Amerikane

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kësaj here në bashkëpunim me kompaninë The HeadHunter organizojnë Panairin e Punës.

Ngjarje kjo tashmë tradicionale e cila sjell së bashku punëkërkuesit dhe kompanitë më serioze kosovare nga sektorë të ndryshëm, si banka dhe financa, kontabilitet dhe auditim, ndërtimtari dhe farmaceutikë, prodhim ushqimi, tregti, konsulencë afariste, marketing dhe marrëdhënie me publikun.

E veçanta e këtij edicioni është se panairi do të mbahet për dy ditë me radhë, ndërsa në kuadër të tij do të ketë edhe punëtori dhe konferenca ku do të trajtohen tema specifike që lidhen me çështjet e tregut të punës. Gjithashtu organizatorët inkurajojnë edhe aplikimin për punë të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa gjatë panairit do të promovohet në mesin e të rinjve edhe koncepti i punës vullnetare.Ky Panair zgjoi interesimin e mbi 1300 studentëve dhe punëkërkuesve nga i gjithë vendi, ku përveç që patën mundësinë të ndjekin punëtori dhe sesione të organizuara me qëllim të vetëdijësimit dhe këshillimit në çështje lidhur me integrimin e tyre në tregun e punës, punëkërkuesit shfrytëzuan Panairin e Punës që të aplikojnë për pozita të ndryshme të hapura nga njëzet kompani të sektorëve të ndryshëm.

Në hapje të panairit, udhëheqësja e projektit Atlantida Hasani u shpreh e kënaqur me interesimin dhe gatishmërinë e kompanive vendore që të jenë pjesë e edicionit të njëmbëdhjetë të Panairit. Znj. Hasani inkurajoi studentët dhe punëkërkuesit që të përfitojnë sa më shumë nga kjo mundësi gjatë këtyre dy ditëve, duke vlerësuar Panairin si mundësi unike për punësim.Ndërsa, Elton Ilirjani nga The HeadHunter potencoi se ky Panair është shumë praktik dhe i prekshëm nga të gjithë të rinjët. Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit lidhur me studimin e bërë mbi tregun e punës, ku u shpreh i lumtur që mbi 2700 të rinjë janë përgjigjur në këtë pyetësor vetëm nga Kosova,gjë që tregon se rinia është shumë aktive dhe e vetëdijshme për të rejat që kërkon vendi i punës. Z. Ilirjani ftoi të gjithë të ndjekin punëtoritë dhe sesionet e përgatitura me qëllim të vetëdijësimit dhë këshllimit të të rinjëve se si të kërkojnë punë.

Përfaqësues nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) gjatë punëtorisë prezantuan Analizën e Boshllëqeve të Shkathtësive ndërsa akterë të ndryshëm relevantë patën mundësinë që të diskutojnë lidhur me përpjekjet të cilat po bëhen ashtu që fuqia punëtore në Kosovë të mund të plotësojë nevojat e kërkesës së tregut të punës.Në ditën e dytë, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin prezantimin e studimit të realizuar nga kompania ‘the HeadHunter’ mbi Punësimin dhe Mirëqenien në Evropën Juglindore. Ky studim, të cilit iu përgjigjen 10 000 persona, mbi 2.700 vetëm nga Kosova, u realizua me qëllim që të hulumtohet vendi i punës në pesë vende të Ballkanit. Të gjeturat e këtij studimi ndër të tjera treguan se sektori privat është punëdhënësi më i madh me 66 % të punësuar.

Trajnimi i Shoqatave mbi Ciklin e Politik-bërjes

Më 16 prill 2014 Instituti D4D ka organizuar trajnimin e parë për shoqatat mbi ciklin e procesit të politik-bërjes për ligjvënie dhe qeverisje sa më të mirë dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Me përfshirjen e shoqatave në proceset vendimmarrëse, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare do të kenë më të lehtë përpilimin dhe zbatimin e politikave publike. Temat kryesore të trajnimit kanë përfshirë qasjen e shoqatave në identifikimin e problemeve, vlerësimin e qëndrimeve politike, dhe mënyrat se si shoqatat duhet të ndikojnë në proceset e politik-bërjes. Trajnimi u zbatua në formë interaktive duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të të gjithë shoqatave në mënyrë që praktikat më të mira të shkëmbehen gjatë ushtrimeve të planifikuara. Si rezultat i këtij trajnimi ishte krijimi i një udhërrëfyesi të shkurtë me metodat më të përsosura që shoqatat të ndikojnë më shumë në politikë. STIKK morri pjese ne kete takim duke shkembyer pervojen ne politik-berje.

STIKK mori pjesë në Triple Helix Project Workshop

Me datën 11 Prill 2014, STIKK morri pjesë në punëtorinë e organizuar nga grupi i OECD me perkrahje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komisionit Evropian, me emrin “Triple Helix Project” në ambientet e kolegjit Universum, ku morrën pjesë delegatë nga institucione vendore, shoqeria civile dhe akademia.

Në këtë punëtori u bisedua më gjerësisht për rolin e OECD në implementimin e projektit Triple Helix, arritjet e ngjajshme në vendet tjera të Balkanit sikurse Bosnia dhe Kroacia, ngritjen e kapaciteteve për inovacion, dhe lidhjen midis trekëndëshit Qeveri-Universitet-Industri.