Zv. ministrja Liza Gashi në MARTEch, dakordim për tre çështje me kompanitë e STIKK

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të bashkëpunojë ngushtë me kompanitë anëtare të STIKK për diplomacinë digjitale. Kjo u ra dakord në ‘MARTEch‘, takimi i të martave i organizuar nga STIKK, ku e ftuar ishte zv. ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në takimin e mëngjesit me përfaqësues të kompanive anëtare të STIKK, zv. ministrja Gashi tregoi për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe për bashkëpunimin që qeveria e Republikës së Kosovës është duke bërë me kompaninë Linkedin. Sipas zv. ministres Gashi, aktualisht mes dy palëve janë duke u shkëmbyer të dhënat për krijimin e një databaze të Kosovës.

Ndër të tjera ajo theksoi se festivali KosICT, i organizuar nga STIKK, është promovuar në të gjitha takimet me kompanitë amerikane, si një ngjarje e madhe e promovimit të sektorit TIK në Kosovë dhe më gjerë.

Anëtaret e STIKK treguan arritjet e kompanive si dhe bashkëpunimet që kanë në nivelin ndërkombëtar, kryesisht me shtete të Bashkimit Europian dhe SHBA.

Ne fund, u dakordua që mes STIKK dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës:

  • të krijohet një grup punues për të forcuar bashkëpunimin për diplomacinë qytetare, si promovues të suksesit të sektorit TIK;
  • të mbahen të paktën 4 takime të rregullta në vit;
  • të punohet për një ndërlidhje më efektive mes STIKK dhe ambasadave të Kosoves në botë.