Trendet më të reja të sektorit të TIK-ut janë prezantuar gjatë ngjarjes së Barometrit të TI-së

Sot u prezantua publikisht edicioni 2018 i Barometrit IT të Kosovës para akterëve të komunitetit të IT-së. Ky studim u mandatua nga STIKK me qellim të mbledhjes së dhënave mbi operimin dhe zhvillimin e sektorit të IT-së në Kosovë, si dhe për t’u analizuar trendet e vitit aktual në sektorin e industrisë së IT-së. Procesi i anketimit u drejtua nga UBO Consulting.

Një pyetësor uniform është zhvilluar me qellim të mundësimit të krahasimit horizontal te të dhënave në mes të shteteve në regjion. Për të mbledhur informata për këtë anketim, një mostër prej 36 kompanive vendore është përdorur. Procesi i ankëtimit ka ndodhur nga muaji Shtator-Nëntor 2018. Gjetjet u diskutuan mes paleve të interesuara në takime individuale, dhe të hyrat nga intervistat u përdoren për finalizim të raportit. I gjithë procesi përfshiu bashkëpunim të ngushtë mes STIKK-ut dhe partnereve të saj, duke qënë së sektorin e TIK-ut do të jetë përfituesi kryesor nga ky dokument.

Pas prezantimit, znj. Vjollca Çavolli – Drejtoreshë Ekzekutive në STIKK, Z.Besim Beqaj – Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Z. Ilir Rexha nga GIZ, dhe Valmira Rexhëbeqaj nga UBO Consulting diskutuan rreth raportit final të IT Barometer 2018.

Z. Beqaj tha që vitin e ardhshëm Kosova do të provojë të hyj në një koalicion digjital me BE-në, i cili do të përfshijë akterët e IT-së në Kosovë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e ekosistemit të IT-së.

Z. Rexha shprehu mirënjohjen për STIKK-un për prodhimin e këtij dokumenti që ndihmon në përmirësimin e sektorit. Ai gjithashtu shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjithë anëtarët e komunitetit të IT-së që të ngrisin nivelet e bashkëpunimit me STIKK-un në menyrë që anketimi i ardhshëm t’i këtë të dhënat edhe me të sakta.

Znj. Rexhëbeqaj, e cila i prezantoni të gjeturat, gjatë diskutimit mori pytjet mbi çështjet teknike të anketimit.

Znj. Vjollca Çavolli, si nikoqir, falenderoj të gjithë për bashkëpunimin në studim dhe e përfundoi ngjarjen duke shprehur dëshiren e saj që të shoh me shumë bashkëpunim në të ardhmën në menyrë që Barometer-at e ardhshëm te jenë edhe me të dobishëm për sektorin e IT-së.

Barometrin e TI-së 2018 mund ta gjeni këtu.

Ky aktivitet mundësohet me mbështetjen e Zyrës Gjermane për bashkëpunim, e implementuar nga GIZ, përmes projektit @cCreating Employment through Export Promotion (CETEP).