Projektet më kreative të vendit u prezantuan nga pjesëmarrësit e STIKK Education

Pas katër muajsh pune të palodhshme – 3 prej të cilëve ishin trajnime intensive dhe muaji I fundit zhvillimi I projekteve, pjesëmarrësit e STIKK Education arritën pikën që dëshironin – prezantimin e projekteve.

Pas ditës së provave, 17 Dhjetor, sot të gjitha grupet prezantuan para mentorëve tanë dhe kompanive tona. Cdo grup pati shansin të shpreh aftësit e tyre. Të gjithë të pranishmit patën mundësi që të komentonin secilin projekt, dhe në fund, ranë dakort që të gjithë pjesëmarrësit kishin punuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Vjollca Cavolli, Drejtoresha e STIKK-ut, ishte më se e lumtur të njoftonte të pranishmit, që me mbështetjen e GIZ-it, STIKK-u do ofroj për kompanitë të paguaj tre muajt e parë të praktikës të pjesëmarrësve të STIKK Education.

Ju urojmë fat të gjithë pjesëmarrësve në praktikat e tyre dhe punët e ardhshme!

Ky aktivitet mundësohet me mbështetjen e Zyrës Gjermane për bashkëpunim, e implementuar nga GIZ, përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP).