STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Bashkim Fehmiu Arbëria 3, BC2/14 nr.4, Prishtinë, Kosovë

Profili

CACTTUS Education është krijuar si “spin-off” i departamentit të trajnimeve të kompanisë amë Cacttus e cila eshte shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2003 me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve në sferën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit për klientë vendorë dhe të huaj. Pas një ekperience mbi 10 vjeçare në fushën e trajnimeve duke trajnuar profesionistë dhe përdorues në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe pas një eksperience të bashkëpunimit me vendorë të ndryshëm industrial në fushën e teknologjisë Cacttus Education në vitin 2016 hap shkollën e parë profesionale të nivelit të V-të në fushën e TIK-ut duke përdorur praktikat më të mira nga vendorët industrial.
Cacttus Education është shkollë profesionale me kohëzgjatje dy vjeçare e cila fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike, zbatimin e projekteve reale dhe plotësimin e tyre me teorinë adekuate, si rezultat i së cilës presim të jëtë lidhja e menjëhershme me tregun e punës. Industria e teknologjisë së informacionit aktualisht është tregu më i kërkuar botëror për punësim vendor dhe ndërkombëtar.
Cacttus Education përmes trajnimeve profesionale të ofruara dhe shkollimit profesional dy vjeçar promovon dhe mundëson “Mësimin gjatë gjithë jetës” në vendin tonë.

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Training & Education
  • Viti i themelimit:

    2015
  • Numri i studentëve:

    11-50
  • Qarkullimi vjetor:

    50,001-250,000
  • Produktet e kompanisë:

    Trajnime; Studim dy vjeçar në fushën e TIK-ut; Hapësira/Klasa me qera

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook