Lansimi i projektit të STIKK Education – 15/12/2015 @ ICK

STIKK ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në ngjarjen për Lansim të Projektit STIKK Education, e cila do të mbahet neser, me 15 Dhjetor, 2015, në ora 10:00, në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).

Ky projekt përkrahet nga GIZ, Ambasada Norvegjeze dhe USAID. Jemi mirënjohës që prezent do të kemi Ambasadorin Norvegjez z. Jan Braathu, Ambasadorin Amerikan z. Greg Delawie, Ministrin për Punë dhe Mirëqenie z. Arban Abrashi dhe shumë tjerë. Agjendën me detaje shtesë mund ta gjeni në dokumentin më poshtë me emrin Lansimi i Projektit – Agjenda.

Cka është STIKK Education?
STIKK Education është disejnuar për të adresuar në mënyrë specifike barrierat lidhur me zhvillimin e shkathtësive dhe trajnimit. STIKK Education përfshin të gjitha trajnimet e organizuara deri me tani prej STIKK, duke sjellë programe dhe iniciativa të reja. Vizioni i kësaj iniciative është të ngrisë kapacitetet lokale në sektorin e TIK përmes trajnimeve kompetente profesionale, të disejnuara enkas për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke qenë në hap me trendet teknologjike ndërkombëtare.

STIKK Education do të ketë dy cikle trajnimi dhe aktivitete tjera shtesë të parapara në planin e mëposhtëm për një periudhë 12 mujore gjatë vitit 2016. Përmes trajnimeve, entuziastet e rinj do të fitojnë shkathtësi specifike që aktualisht janë shumë të kërkuara në tregun e Bashkësisë Evropiane duke zotëruar kurrikulën plotësisht, e cila është në përputhshmëri me Kornizën Evropiane për e-Kompetenca 3.0, që është një iniciativë e palëve të shumta të interesit nga sektori i TIK të Evropës në mënyrë që të identifikohen dhe standardizohen aftësitë të cilat momentalisht janë të nevojshme për tregun dhe e cila është bërë prioritet për implementim nga kompanitë lokale të TIK.

Gjithashtu, këta 90 të rinj entuziast në TI do të përfundojnë programin e garantuar të praktikës në kompani anëtare të STIKK përmes shërbimit të STIKK për ofrimin e praktikës, gjë që do të ndihmonte në praktikimin e aftësive të sapo fituara nga trajnimet, si dhe do ta rrisë punësueshmërinë e tyre.

Ju mirëpresim!

Lansimi i Projektit – Agjenda: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/STIKK_Education_Launch_Event_09_12_2015_SQ_vFinal.pdf