Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2019-2021

STIKK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitet financiare prej 01.01.2019 deri me 31.12.2021.

Datat e publikimit: 22 janar 2019
Data e mbylljes: 4 shkurt 2019, ora 16:00
Data e njoftimit: Më së largu me 28 shkurt 2019 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Kuvendit që është e paraparë në shkurt 2019)
Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, Shoqata do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Ofertat duhen të dërgohen ekskluzivisht në zarf të mbyllur në Rrugën Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ftesë për ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2019-2021: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/01/02-STIKK-2019-ToR-External-Financial-Audit.pdf