STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- Melita & Partners
Detajet e kontaktit
ANËTARË I BASIC
Profili
Melita & Partners është kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila ofron shërbime konsulente në zhvillimin e sistemeve financiare të bazuara në softuerin QuickBooks® i cili është lider në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ne kemi zhvilluar një brez të gjerë të praktikave të mira në implementim dhe personalizim profesional të sistemeve financiare të bazuara në QuickBooks® për nevoja të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe veprojmë si bashkëpunëtor të besueshëm për biznesin.
Përvoja jonë në menaxhimin financiar dhe në shërbime konsulente daton që nga viti 1995, ndërsa që nga viti 2010 kemi ofruar eksperiencën e vërtetë në implementimin dhe adaptimin e solucioneve të QuickBooks® për industri dhe madhësi të ndryshme të bizneseve.
Konsulentët e Melita &Partners janë të certifikuar nga Intuit si Certified QuickBooks® ProAdvisors dhe janë kontabilist të certifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorve të Kosovës.
Pa marrë parasysh se çfarë sistemi të kontabilitetit përdorni, mos ndërmerrni ndonjë vendim të rëndësishëm për biznesin tuaj pa u konsultuar së pari me NE. Konsulentët tanë profesional në QuickBooks® janë të gatshëm t’u ndihmojnë në çdo hap. Prandaj, krejt çfarë ju duhet është të na kontaktoni dhe ne vijmë tek ju. Që nga takimi fillestar, ne analizojmë kërkesat e juaja dhe ju ofrojmë zgjidhje profesionale e cila plotëson kërkesat specifike të biznesit tuaj.