Nuk është teknologjia ajo që ndalon korrupsionin. Është faktori njeri!

Korrupsioni, definohet si “sjellje e pandershme ose mashtruese nga ata që janë në pushtet, në mënyrë tipike që përfshin ryshfetin”. Në vende në zhvillim e sipër shfaqet në mënyrë rutinore si një mundësi për një të pakualifikuar ose të pandershëm të arrijë pozitën më të mirë të punës, sigurimin e parave të shpejta, punësimin e padrejtë të familjarit e deri te gjërat më elementare sikurse trajtimin më të mirë në shërbimet publike.

Lorik Mullaademi

Por këtu nuk do të ju flas për korrupsionin, se me siguri ju si kosovarë po e përjetoni atë çdo ditë. Në raportin e fundit të Transparency International, gjendemi në vendin e 103-të në botë, dhe të fundit nga shtetet e Ballkanit. Këtu do të flas për teknologjinë si një armë që mund të përdoret në luftimin e kësaj dukurie famëkeqe.

Kohëve të fundit, zhvillimet e teknologjisë, sidomos ato të komunikimit masiv sikurse telefoni dhe interneti, i kanë dhënë zë njeriut të ndershëm. Shumë nga ne, përmes rrjeteve sociale kemi krijuar komunitetin tonë ku zëri ynë po përçohet. Mirëpo, a po e përdorim këtë fuqi që na jepet për të luftuar korrupsionin? – Dikush shumë e dikush hiç. Një pjesë e madhe e qytetarëve mbase kanë humbur besimin që një dukuri si korrupsioni luftohet kur ka vrull kaq të madh të aktiviteteve, analfabetizmi teknologjik, apo mosekzistimi ose njoftimi për ekzistimin e një platforme teknologjike “antikorrupsion”. Mirëpo, këto nuk janë arsye për mosluftimin e kësaj dukurie, sepse teknologjinë e kemi prezent çdo minutë të jetës tonë, të ofruar në mënyra të ndryshme dhe të lehta, duke ia nisur prej mediave sociale e deri te platformat më të veçanta për raportim.

Ta kemi parasysh që teknologjia është vetëm një mjet, që ka një proces të projektuar të përdorimit për qëllime të ndryshme dhe që shfrytëzohet e fuqizohet nga faktori njeri. Në fjalë më të thjeshta, pa njerëz nuk do të kishte funksionuar as “Facebook”-u.

Në Sallonin e së Martës së 15 marsit 2016 të organizuar nga D4D, u prezantuan disa nga teknologjitë antikorrupsion të ofruara nga akterë publikë dhe shoqëria civile, e të ndërtuara nga sektori privat. Në këtë rast, një nga teknologjitë e prezantuara ra në pah më shumë për shembullin e mirë në luftimin e korrupsionit – portali “Kallxo.com”. Në aspekte të teknologjisë, ky portal nuk dallonte shumë nga teknologjitë e tjera të prezantuara. Të gjitha aspektin teknologjik e kishin plotësuar, e në raste disa e kishin edhe më të thjeshtë. Mirëpo, ajo që e dallon “Kallo.com”-in nga të tjerat është procesi pas raportimit, ku përfshihen 1. një ekip i gjerë profesionistësh që merren me rastet, 2. gërshetimi me faktorin social, ku rastet publikohen e ndonjëherë marrin bujë dhe reagim, si dhe më e rëndësishmja 3. besimi i fituar i qytetarit për të raportuar. Andaj, procesi dhe njerëzit qëndrojnë pas kësaj teknologjie.

Komuniteti i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) ka kohë që mundohet të propozojë disa nga alternativat e veta për të fuqizuar qytetarin duke ofruar informacion transparent dhe të hapur (open data), transparencë në gjurmë digjitale (digital footprint), qasje më të lehtë dhe automatizim të proceseve përmes telefonave personalë e internetit. Mirëpo, pa vullnetin e ndryshimit dhe luftimit në epiqendër, këto alternativa nuk kanë edhe aq dobi. Si pasojë, të gjitha këto alternativa teknologjike do të ishin më të suksesshme po të adaptoheshin dhe të ofroheshin nga akterët kryesorë të këtij shteti, dhe në raste të keqpërdorimit të përdoreshin nga sistemet e drejtësisë. Edhe pse kjo duket për momentin e pamundshme të arrihet, një nga autorët më të shquar të fantashkencës, zt. Arthur C. Clarke, në 3 ligjet e tij të parashikimit dhe teknologjisë vrojton që “e vetmja mënyrë për të zbuluar kufijtë e së mundshmes është për të kaluar një copë rrugë në të pamundurën”.

Transparency International thekson që për të ndaluar korrupsionin nevojitet, 1. ndalimi i mosndëshkimit, 2. reformimi i administratës publike dhe menaxhimit të financave, 3. nxitja e transparencës, 4. fuqizimi i qytetarit, 5. moslejimi i shpëlarjes në vakumin ndërkombëtar. Nëse këto pika rrjedhin nën valën e zhvillimit të trendeve të teknologjisë, atëherë mund të shpresojmë në zgjidhjen e tyre, përmirësimin e gjendjes dhe zhvillimin normal socio-ekonomik të vendit.

Në fund, ajo çfarë dua të theksoj dhe të ndaj me lexuesin e këtij editoriali, nuk është që ju të besoni që teknologjia do të luftojë në emër tuajin këtë dukuri, por jeni ju ata që po i bashkuat rendet dhe prioritetet mund të përdorni teknologjinë për të ngritur fushata vetëdijesuese, për të raportuar, për të lexuar për aktivitetet e përfaqësuesve tanë publikë dhe të ngreni iniciativat e juaja për zgjidhjen e problemit.

Origjinali në Gazeten Zeri: http://zeri.info/zerat/81984/nuk-eshte-teknologjia-ajo-qe-ndalon-korrupsionin-eshte-faktori-njeri/

Kuvendi i VIII-të i STIKK zgjedh 9 Anëtarë të rinj të Bordit

Dje, më 24.03.2016 u mbajt Kuvendi i VIII-të i STIKK ku prezent ishin 26 kompani anëtare të shoqatës.

Mbledhja e Kuvendit të VIII-të filloi me dorëheqjen vullnetare të kryetarit të bordit të STIKK, z. Shkumbin Brestovci. Me këtë dorëheqje dhe me skadimin e mandatit të 4 anëtarëve ekzistues, mosprezencën e një anëtari si dhe largimin e një anëtari gjatë vitit, anëtarët prezentë të bordit janë pajtuar që me marrëveshje t’i propozohet kuvendit shkarkimi i bordit në përgjithësi, i cili u aprovua dhe u vendos që të shkohet në votime të reja. Pas votimeve me vota anonime, u përzgjedhën 9 anëtarë e rinj të Bordit.

Antarët e rinj të bordit të STIKK:

Mentor Sahiti (Adaptivit) – Kryetar i Bordit
Dardan Vokshi (INET) – Nënkryetar i Bordit
Vigan Budima (Asseco SEE)
Leutrim Blakaj (Zetta Technologies)
Ermal Sadiku (LinkPlus)
Zana Tabaku (Appdec)
Arben Ymeraga (Melita & Partners)
Ilir Gorani (AVC Group)
Argjent Nela (ITEG)

Përgjatë kuvendit eshte bërë përzgjedhja e kompanisë audituese për STIKK për periudhën 2016-2018, si dhe votimi dhe aprovimi i Planit të Punës dhe Buxhetit të STIKK për vitin 2016.

Gjithashtu, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli përmendi disa ngjarjet e suksesshme të vitit 2015, ku u theksuan Implementimi i pakosë së re fiskale; Aprovimi i Strategjisë Nacionale të IT-së nga Qeveria; Vendimi i Qeverisë për inkubatorin e Teknologjisë për bizneset e TIK-ut; dhe Lansimi i projektit STIKK Education.


Vetëm për Anëtarë të STIKK: Mbledhje të Kuvendit të STIKK – 24 Mars, 2016

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), ju fton në mbledhjen e 8-të të Kuvendit të STIKK, e cila do të mbahet me 24 Mars, 2016 me fillim nga ora 09:00 (draft agjenda është e bashkëngjitur), Hotel Sirius, Prishtinë.

Nëse nuk mund të jeni prezent, ju lutemi delegoni një person të autorizuar i cili do të përfaqësoj kompaninë tuaj në këtë kuvend.

* Ju njoftojmë që në bazë të STATUTIT të STIKK, vetëm Anëtarët e Plotë që kanë anëtarësi aktive kanë të drejtë vote. Megjithatë, kjo nuk e kufizon pjesëmarrjen e të gjithë të tjerëve në Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të STIKK.

Rendi i Ditës – Kuvendi 2016: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Rendi_i_Dites_Kuvendi_2016.pdf

Katrori ofron 6 vende pune!

KATRORI ITS shpallë konkurs për 1 Specialist/e i/e Shitjes, 1 System Administrator, 1 Navision Implementues, 2 Senior ASP.NET Developer dhe 1 Mobile Developer (Android/iOS).

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Specialist/e i/e shitjes (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Analizon kerkesat e klienteve dhe ofron zgjidhjen ideale konform kerkesave;
  • Bene pergatitjen e ofertave teknike;
  • Bene prezantimin e produkteve dhe sherbimeve tek klientet;
  • Mban kontaktet me prodhuesit dhe distributoret;
  • Ben porosine e produkteve dhe percjelljen e tyre deri ne dergimin e tyre tek klienti;
  • Ben percjelljen e kontratave dhe pagesave me klientet;
  • Perkrahe ekipin e shitjes ne kampanjat e marketingut.

Kualifikimi:

  • Duhet te kete se paku 2 vite pervoje pune ne kompani te ngjashme te IT-se;
  • Duhet te njohe mire produktet e teknologjise informative;
  • Preferohet pergatitja e larte shkollore;
  • Kandidatet duhet te jete fluent ne gjuhen angleze (ne te folur dhe shkruar);
  • Kandidatet qe jane te certifikuar nga brendet e njohura te harduerit do te kene perparesi.

Afati i konkursit do te mbetet I hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

System Administrator (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmban sistemin në mënyre eficiente;
  • Sigurohet që dizajni i të gjithë komponentëve të punojë së bashku;
  • Bën rekomandime për upgrade/update;
  • Mirëmban rrjetin dhe sistemin e sigurisë;
  • Administron me serverat, desktopat, printera, firewall dhe çështjet e sigurisë.Kualifikimet dhe shkathtësitë;
  • Preferohen kandidatët që kanë certifikime System Administrator/ System Engineer në Windows dhe HP;
  • Të gjithë kandidatët qëkanë paku 3 vjet përvojë pune në kompani të ngjashme, kanë përparësi.
  • Preferohen kandidatët që kanë njohuri në administrim të rrjetave;
  • Eksperience në administrim dhe konfigurim të serverave (Domain controllers, file servers, web servers, database servers, mail servers, virtualization);
  • Kandidatët që kanë të përfunduar shkollimin e lartë në drejtimin përkatës kanë përparësi;
  • Duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar;
  • Duhet të jenë në dispozicion për udhëtime dhe trajnime profesionale.

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

 ————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Navision Implementues (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Implementimi i sistemeve ERP (Navision) tek klientet e kompanise;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Pergjegjes/e per implementim te projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Merr pjese ne takime, mbledhje apo evente publike, kur eshte e nevojshme;
  • Performon edhe detyra tjera te caktuara nga pergjegjesit.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte;
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze;
  • Njohje te konceptit te ERP sistemeve;
  • Duhet te jete I pershtatshem per te punuar jashte orarit dhe gjate fundajavave, nese eshte e nevojshme;
  • Duhet te kete patente shoferi, kategoria B;
  • Duhet te kene njohuri te mira te gjuhes Angleze, ne te folur dhe shkruar;
  • Duhet te kete njohuri rreth programeve per menaxhim te databazave SQL 2008R2, SQL2012;
  • Kandidatet qe kane njohuri rreth NAVISION 2009, 2013, 2015,2016 kane perparesi.

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Senior ASP.NET Developer (2 pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Dizajnimi dhe programimi i web-based aplikacioneve duke perdorur Microsoft .NET framework and SQL Server;
  • Performon proceset e zhvillimit te aplikacionit perfshire mbledhjen dhe analizën e kerkesave, dizajnimin e sistemit, zhvillimin, dokumentimin, testimin dhe integrimin;
  • Mbeshtete implementim te projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte;
  • 3+ vite përvojë profesionale me theks të veçantë në zhvillimin e plotë të sistemeve, duke përfshirë projektimin, zhvillimin, dhe mirëmbajtjen e sistemeve;
  • Përvojë të dëshmuar në zhvillimin e web aplikacioneve duke përdorur ASP.NET dhe C # me Web Forms dhe MVC;
  • Përvojë të dëshmuar në punë me baza të dhënave relacionale (Microsoft SQL Server) dhe zhvillim te .NET aplikacineve;
  • Eksperience ne perdorimin e ASP.NET UI controls, JavaScript, JQuery dhe AJAX technologies;
  • Eksperience ne perdorimin e Object Role Models (ORM), konkretisht Entity Framework / LINQ to SQL;
  • Preferohet eksperience me Microsoft SQL Server Reporting Services (SSRS), SQL Server Analysis Services (SSAS), SQL Server Integration Services (SSIS);
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze.

*** Kandidatet qe kane pervoje pune ne kompani te ngjashme kane perparesi

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Mobile Developer  –  Android/iOS  (1 pozite)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillim/Modifikim i aplikacioneve mobile (Android/iOS);
  • Participon në shqyrtime dhe analizat e projekteve;
  • Mbeshtete implementimin e projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte ose ne vitin e fundit te studimeve;
  • Minimum 6 muaj experience ne zhvillimin e Android/iOS aplikacioneve per ndonje kompani ose aplikacione personale;
  • Eksperience per te punuar me Java, Delphi, Android Studio, Xcode ose C#;
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze;
  • Duhet te kete njohuri rreth programeve per menaxhim te databazave SQL 2008R2, SQL2012;
  • Kandidatet qe kane njohuri rreth NAVISION 2009, 2013, 2015 kane perparesi.

*** Kandidatet qe kane pervoje pune ne kompani te ngjashme  kane perparesi

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

20 bileta falas për Kosovën për konferencën PODIM 2016!

PODIM është konferenca më e madhe për startupe, biznes-bërje dhe inovacion në regjionin Adriatik të Alpeve.

Çdo vit, ngjarja tërheq më shumë se 600 të pranishmit nga më shumë se 10 vende dhe 50+ folës të njohur rajonale dhe ndërkombëtare! Ju lutem kontrolloni folësit kryesor të këtij viti ose gjeni të gjitha në lidhje me PODIM Challenge ne linkun ne vijim: http://www.podim.org/en-us/investment

Takimi i parë i komitetit këshillëdhënës për projektin e financuar nga BE (Berane, 18.03.2016)

Partnerët e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi” i financuar nga Bashkimi Evropian, mbajtën takimin e parë me komitetin këshillëdhënës, në datën 18 Mars 2016.

Grupi i partnerëve nga Kosova u përbë nga Lorik Mullaademi, menaxher i projektit STIKK; Dukagjin Nishiqi, menaxher i projektit SiV; Arta Fetahu, zyrtare për projekte Komuna e Istogut; Genci Ademaj, shef i kabinetit të kryetarit Komuna e Istogut; si dhe Syzana Baja, koordinatore për programe Solidar Suisse. Ndërsa nga ana e Malit të Zi, present ishin Predrag Scekic, menaxher i projektit ToB; Aleksandar Prelevic, president ITCM; Nebojsha Babovic, Komuna e Beranës; Aleksandar Mijovic, Komuna e Beranës; Aleksandra Scepanovic, mësuese. Gjatë takimit, partnerët kanë diskutuar rreth procesit të punës në të dy shtetet, ku të dy palët kanë arritur të njoftohen nga afër dhe të adresojnë pikat kyçe të projektit.

Pikat e diskutuara përfshin progreset e bëra nga partnerët në Kosovë dhe në Mal të Zi. Partnerët biseduan rreth sfidave potenciale të paraqitura, dhe ideve të reja në implementimin e suksesshëm të projektit.

1st_Steering_Committee_Meeting_18032016: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/1st_Steering_Committee_Meeting_18032016.pdf

STIKK Education hap aplikimin për gjeneratën e parë!

STIKK aktualisht është duke lansuar programin e shumë kërkuara të trajnimit.

Vizioni jonë është rritja e shkathtësive në sektorin e TIK-ut përmes trajnimeve profesionale dhe kompetente, projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke i’u përmbajtur trendeve të teknologjisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të regjistrohen në stikk.education/register. Data e fundit për aplikim është 31 Mars, 2016.

STIKK Education do të zbatojë 2 cikle trajnimi dhe veprimtari të tjera plotësuese të projektit siç është paraparë në planin e aktivitetit poshtë në një periudhë 12-mujore në 2015-2016. Përmes trajnimeve, entuziastë e rinj të TI-së do të fitojnë aftësi të veçanta që janë aktualisht të rëndësishme në tregun lokal dhe Bashkimin Evropian duke përvetësuar me sukses programet që janë në përputhje të plotë me e Kompetenat e 3.0 të Kornizës Evropiane, një inicimi i multi-aksionerëve nga sektori i TIK Evropian me qëllim të identifikimit dhe të standardizimit të aftësive që aktualisht janë të nevojshme në treg dhe ka qenë gjithashtu prioritet nga kompanitë lokale të TIK për të zbatuar.

Në pjesën e parë të programit tonë të trajnimeve, 45 entuziastë të rinj të TI-së do të përfundojnë trajnime intensive në tre profile: Menaxhment i TI-së, Zhvillim Mobil dhe Inxhineri Softuerike. 3 muaj praktikë do të iu ofrohen pjesëmarrësve të suksesshëm tek kompanitë anëtare të STIKK, gjë që do të ndihmojë ata të vëjnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas dhe të shfaqin aftësitë e tyre për punëdhënësit potencialë.

Çmimi për pjesëmarrjen në një profil trajnimi është 200 €, i cili eshte vetem 10% i cmimit total 2,000 €, meqenese kete vit kemi perkrahje nga ana e donatoreve per zhvillimin e trajnimeve.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem referohuni tek Kushtet e Pjesëmarrjes: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Terms_and_Conditions_-_STIKK_Education_17.03.2016.pdf

RISHPALLJE – Zhvillimi dhe dizajnimi i ueb faqes i projektit të financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi dhe dizajnimi i ueb faqes për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani për dizajnimin dhe zhvillimin e ueb faqes për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës (10%), propozimin teknik(50%), qasjen kreative(20%), dhe periudhën kohore të përfundimit.
Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected], duke bashkangjitur propozimin teknik, portfolion me punë të mëparshme, planifikimin e kohës për zhvillimin dhe dizajnimin e ueb faqes dhe sygjerime të tjera të cilat tregojnë qasjen kreative të dizajnimit dhe zhvillimit të ueb faqes deri më 25/03/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 05 – ToR of Website: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC05_-_ToR_of_Website.pdf

RISHPALLJE – Zhvillimi i Planit të Marketingut të projektit të financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i Planit të Marketingut nga një agjencion/kompani e Marketingut për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një agjenci/kompani për zhvillimin e planit të marketingut për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e propozuar të kohës së implementimit dhe kreativitetin.
Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] duke bashkangjitur portfolion me punë të mëparshme, planifikimin e kohës për zhvillimin e planit të marketingut dhe sygjerime të tjera të cilat tregojnë qasjen kreative në lidhje me planin e marketingut deri më 19/03/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 05 – ToR of the Development of Marketing Plan: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_of_Development_of_Marketing_Plan.pdf

RISHPALLJE – Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2016-2018

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit të Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitet financiare prej 01.01.2016 deri me 31.12.2018.

Datat e publikimit: 08 Mars 2016
Data e mbylljes: 14 Mars 2016, ora 15:00
Data e njoftimit: 25 Mars 2016 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Kuvendit që është e paraparë më 24 Mars 2016)
Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, Shoqata do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Ofertat duhen të dërgohen ekskluzivisht në zarf të mbyllur në Rrugën Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ftesë për ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2016-2018: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Oferte_per_Auditim_2016__RISHPALLJE_.pdf