TIK takohet me Metal Përpunuesit dhe Energji të Ripërtëritshme
Gjatë Javës së Ndërmarrësisë (GEW 2018) STIKK dhe KIMERK organizuan një B2B në mes të anëtarëve të dy organizatave, në mënyrë që të krijohet një platformë partneriteti në mes teknologjisë, industrisë së metal përpunuesëve dhe energjisë së ripërtëritshme.
Temat kryesore për të cilat është diskutuar janë digjitalizimi, inovacioni i shërbimeve, bashkëpunimi në mes të kompanive të TIK-ut, metal përpunuesve dhe energji të ripërtëritshme.
Kjo ngjarje filloi me Menaxherin e Projekteve në STIKK, z. Egzon Gashi, i cili i dëshiroi mirëseardhje të gjithëve, duke ofruar një prezantim mbi shërbimet të cilat i ofron STIKK dhe anëtarëve të saj. Gjithashtu, ai kanë vënë fokus mbi mundësitë e bashkëpunimeve të cilat këto sektore të pranishme. Z. Astrit Rexhaj, Drejtor Ekzekutiv i KIMERK tregoj se sa e madhe është nevoja për bashkëpunim, ngjashëm sikur ky këtu, në menyrë që ekonomia kosovare të bëhet gati për digjitalizimin global.
Kjo ngjarje vazhdoj me prezantimin e të gjithë pjesëmarrësve, të kompanive të tyre, si dhe të kërkesave apo oferta të tyre. Pas prezantimeve të tyre, pjesëmarrësit vazhduan diskutimeve rreth bashkëpunimeve të mundshme me një mengjes të përgatitur.
Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen e Zyrës së German Cooperation, të implementuar nga GIZ, përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP).
#STIKKxKIMERK #Rrjetëzimi