TechPark Prishtina hyn në fazën përfundimtare të ndërtimit
Puna për ndërtimin e TechPark Prishtina ka rifilluar, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të projektit. Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontratën me kontraktorin për përfundimin e fazës së tretë të punimeve.
TechPark Prishtina është një projekt i iniciuar nga STIKK për të ofruar mundësi zhvillimi për të gjitha ato ide që sjellin risi.
Një mundësi e tillë është programi StarUp. Ky projekt, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga STIKK, synon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme si dhe startup-et e maturuara, duke ofruar hapësirë, shërbime profesionale, infrastrukturë moderne dhe promovim adekuat.
Në të njëjtën kohë, TechPark do të sigurojë lidhje dhe sinergji midis tregjeve vendore dhe ndërkombëtare, universiteteve dhe institucioneve të tjera mbështetëse.