Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Istog

Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Sot, më 26 Shtator 2016 po mbahet takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Shtëpinë e Inovacionit në Istog të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i implementuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit(STIKK) dhe Syri i Vizionit në bashkëpunim me Organizatn Turistike në Berane dhe IT Cluster Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë takim janë zyrtar të Komunës së Istogut, përfaqësues te projektit nga të dy anët e regjionit ndërkufitar, Kosovës dhe Malit të Zi.

Takimi është duke u drejtuar nga z. Lorik Mullaademi – Projekt Menaxher, i cili në detaje po tregon procesin e punës dhe të arriturat e projektit deri në fazën aktuale dhe rezultatet që pritet të arrihen deri në përfundim të projektit.

Janë duke u diskutuar hapat e parë të projektit, ku përfshihen prezantimet në shkolla të mesme të rrafshit të Dukagjinit me qëllim të njoftimit të objektivave të projektit; vizita studimore ne Val Di Fassa; aktivitetet e Shtëpisë së Inovacionit si trajnimet dhe punëtoritë në Istog dhe Berane, të cilat përgatisin të rinjt të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë, dhe të njejtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë.

Poashtu, gjatë takimit, të gjithë pjesëmarrësit po inkuadrojnë opinionet dhe idetë e tyre rreth aktiviteteve, të cilat janë fokusuar në përgatitjen e të rinjëve në inkuadrimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në platforma online.