Takim B2B me kompani Metal Përpunuese dhe Energji të Ripërtëritshme

STIKK dhe Kllasteri i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) ju ftojnë të gjithë anëtarëve të marrin pjesë në një takim B2B me kompani metal përpunuese dhe energjisë së ripërtëritshme të cilat kërkojnë partner për shërbime të TIK-ut. Takimi do të mbahet të Premten (16 nëntor) nga ora 10:00, në objektin e ICK-së.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW), e cila mbahet me 12-18 nëntor 2018.

– Regjistrimin mund ta bëni në këtë formë.
– Ngjarjen në facebook mund ta gjeni këtu.

Ky aktivitet është mundësuar me përkrahjen e Zyrës së German Cooperation, të implementuar nga GIZ, përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP).