STIKK zgjedh anëtarët e rinj të Bordit në Mbledhjen e Kuvendit, Ermal Sadiku perzgjidhet kryetar Bordi.

Prishtinë, 13 prill 2023 – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), zgjodhi anëtarët e rinj të Bordit në Mbledhjen e Kuvendit ku moren pjese 43 kompani anetare. Anëtarët e sapozgjedhur të Bordit janë përfaqësues të kompanive të njohura në industrinë e teknologjisë në Kosovë.

Anëtarët e bordit të STIKK janë:

  • Z. Ermal Sadiku nga kompania LinkPlus IT
  • Znj. Zana Tabaku nga kompania Appdec
  • Z. Vigan Budima nga kompania Asseco SEE
  • Z. Faton Selishta nga kompania KUTIA
  • Z. Fatos Gacaferi nga kompania Nettxio
  • Z. Alban Sahiti nga kompania Tenton
  • Z. Kujtim Kryeziu nga kompania Sentry Cyber Security
  • Z. Benjamin Kolenovic nga kompania Growzillas
  • Z. Celik Nimani nga kompania Frakton part of Kin + Karta

Kryetar i Bordit të STIKK-ut është zgjedhur Z. Ermal Sadiku dhe Nënkryetare znj. Zana Tabaku. Anëtarët e sapozgjedhur të Bordit sjellin përvojë dhe ekspertizë të pasur në STIKK, dhe ata janë të përkushtuar për avancimin e industrisë së TIK-ut në Kosovë.

Z. Ermal Sadiku, kryetar i sapozgjedhur i Bordit, theksoi rendesine e unitetit te STIKK-ut dhe shprehu angazhimin e tij për të marrë përgjegjësinë për këtë pozitë.

“Qëllimi ynë është të shtyjmë përpara çështje të rëndësishme me qeverinë dhe për të forcuar marrëdhëniet tona me agjencitë ndërkombëtare. Ne gjithashtu do të punojmë drejt mbrojtjes së interesave të kompanive tona anëtare dhe promovimit të teknologjisë si industri për rininë në Kosovë.”, deklaroi z Sadiku.

STIKK falenderon anëtarёt e meparshёm të bordit për punёn dhe kontributin e tyre dhe urojn suksese anëtarёve të rinj të bordit në detyrat e tyre. Bordi do të punojë për të përfaqësuar interesat e sektorit të TIK-ut në Kosovë, për të promovuar inovacionin, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të avokuar për politika dhe iniciativa të favorshme që do të kontribuojnë në avancimin e industrisë së TIK-ut në vend.

Shoqata e TIK-ut të Kosovës (STIKK) është shoqata udhëheqëse që përfaqëson sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë. Misioni i STIKK-ut është të promovojë dhe avancojë industrinë e TIK-ut në Kosovë, të nxisë inovacionin dhe të avokojë për politika dhe iniciativa të favorshme që do të mundësojnë rritjen e sektorit të TIK-ut dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazm anëtarët qe shtyjn kufijt e teknologjis. STIKK gjithashtu organizon aktivitete dhe ngjarje të ndryshme për të promovuar dhe ngritur kapacitetet e sektorit të TIK, siç janë KosICT Technology Festival, Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK, Barometri IT i Kosovs etj.

Për më shum informacion rreth STIKK vizitoni faqen zyrtare www.stikk.org ose na ndiqni në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Instagram dhe LinkedIn.