STIKK pjesë e grupit punues për Strategjinë për Zhvillimin e Industrisë dhe Përkrahje të Biznesit
STIKK mori pjesë në takimin e grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë dhe Përkrahje të Biznesit te organizuar nga Divizioni për Politika Industriale ne Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë .
Në takim u prezantua analiza e performancës industriale të Republikës së Kosovës në dekadën e fundit dhe u diskutua orientimi strategjik i Politikës Industriale që do të ndiqet deri në vitin 2030, duke marrë parasysh edhe Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.
Politika Industriale është një dokument i një rëndësie të veçantë pasi ndikon drejtpërdrejtë në dimensionin ekonomik, shoqëror dhe mjedisor të vendit.
Si zëri i kompanive të TIK, STIKK theksoi se roli i këtij sektori në zhvillimin e industrisë prodhuese është parësor, duke marrë parasysh në veçanti procese si, digjitalizimi, automatizimi, inovacioni dhe krijimi i kapitaleve njerëzore me kualifikim të lartë që do të kërkohen në të gjithë sektorët.
Në takim ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues të qeverisë dhe sektorëve të ndryshëm të industrisë prodhuese në Kosovë te cilët dhanë kontributin e tyre në identifikimin e objektivave dhe përcaktimin e vizionit të Politikës Industriale.