STIKK ne takim me partitë politike

Instituti D4D ka organizuar 4 panaire të përfaqësimit në fillim-mesin e muajit shtator në mes 30 shoqatave me anëtarësi dhe 4 partitë kryesore të Kosovës. Idea e organizimit të këtyre takimeve ishte informimi i partive politike lidhur me çështje specifike që këto shoqata (p.sh. bujqit, gazetarët, mjekët, etj.) i përfaqësojnë. Qëllimi thelbësor ishte motivimi i liderëve partiak në përfshirjen e shqetësimeve të shoqatave në platformat e partive të tyre. Ne këtë takim morën pjese partitë politike me te mëdha ne vend si PDK, LDK, AAK dhe VV. Rregullat strikte janë aplikuar nga D4D gjatë diskutimit për paraqitjen e kërkesave nga secila shoqatë brenda 2 minutave. STIKK ne këtë takim përsëriti kërkesën për procedimin e “Projektligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor” e cila nga ngec pershkak te mos nënshkrimit nga ana e presidencës.Kërkese tjetër ishte përkrahja e qeverise me politika fiskale për kompanitë e orientuara ne eksport te shërbimeve ne fushën e TIK si dhe zbritja e TVSH-es nga 16% ne 5% ne produktet e TIK-ut. Pasi qe koha ishte e limituar ne fund u kërkua qasje ma serioze ne sektorin e IT-se si dhe mundësia e krijimit te Ministrisë se TIK apo Agjencisë.

STIKK ne takim me partitë politike Instituti D4D ka organizuar 4 panaire të përfaqësimit në fillim-mesin e muajit shtator në mes 30 shoqatave me anëtarësi dhe 4 partitë kryesore të Kosovës. Idea e organizimit të këtyre takimeve ishte informimi i partive politike lidhur me çështje specifike që këto shoqata (p.sh. bujqit, gazetarët, mjekët, etj.) i përfaqësojnë. Qëllimi thelbësor ishte motivimi i liderëve partiak në përfshirjen e shqetësimeve të shoqatave në platformat e partive të tyre. Ne këtë takim morën pjese partitë politike me te mëdha ne vend si PDK, LDK, AAK dhe VV. Rregullat strikte janë aplikuar nga D4D gjatë diskutimit për paraqitjen e kërkesave nga secila shoqatë brenda 2 minutave. STIKK ne këtë takim përsëriti kërkesën për procedimin e “Projektligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor” e cila nga ngec pershkak te mos nënshkrimit nga ana e presidencës.Kërkese tjetër ishte përkrahja e qeverise me politika fiskale për kompanitë e orientuara ne eksport te shërbimeve ne fushën e TIK si dhe zbritja e TVSH-es nga 16% ne 5% ne produktet e TIK-ut. Pasi qe koha ishte e limituar ne fund u kërkua qasje ma serioze ne sektorin e IT-se si dhe mundësia e krijimit te Ministrisë se TIK apo Agjencisë.