STIKK mori pjesë në Seminarin rreth Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
Me datën 16 Shtator, STIKK mori pjesë në seminarin rreth Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve-mbi llojet e kualifikimeve për palët e interesit nga Arsimi i Përgjithshëm dhe AAP.
Qëllimet e këtij seminari ishin:
– të sigurohet që pjesëmarrësit të kuptojnë arsyeshmërinë e llojeve të kualifikimit në KKK
– të identifikohen çështjet të cilat ndikojnë në komunikimin me përdoruesit rreth kualifikimeve në arsimin e përgjithshëm dhe AAP
– të mblidhen udhëzime nga pjesëmarrësit mbi natyrën dhe përdorimin e llojeve të kualifikimit
Në prezantimin e parë u bisedua më shumë për llojet e kualifikimit në KKK, ku u dhanë disa shembuj duke përfshirë Zelandën e Re, Irlandën dhe Skocinë. Çështja kryesore e diskutimit ishte se cili nga këta shembuj do ishte i dobishëm për Kosovën. Këto çështje u prezantuan nga John Hart një ekspert ndërkombëtar.
Poashtu në dy punëtoritë e organizuara gjatë kësaj dite pjesëmarrësit patën rastin të adresojnë pyetje lidhur me arsyeshmërinë dhe bazat për llojet e kualifikimit në KKK të Kosovës.