STIKK feston 10 vjet themelimi

STIKK këtë vit ka festuar 10 vjetorin e themelimit të saj, ku gjatë këtyre viteve ka korr shumë suksese dhe ka krijuar platformë për kompanitë dhe akterët që së bashku të zhvillohet sektori i TIK të Kosovës.

Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë.

Faleminderojmë të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët tanë që përgjatë këtyre 10 viteve na përkrahen dhe qendruan me ne, ndërsa mirëpresim bashkëpunim edhe më të madh për vitet të cilët vijojnë.

#10vjetSTIKK #LeadingDriversofICT