Softueret i Nenshtrohen Taksave Doganore
Softueret i Nenshtrohen Taksave Doganore bazuar në kërkesën e anëtarëve te STIKK për implikim në çështjen e interpretimit të kodit doganor në lidhje me importet e Softuer-it në Kosovë, drejtoresha Vjollca Cavolli u takua me z. Bujar Kelmendi dhe Lulzim Rafuna nga Dogana e Kosoves. Ne kete takim u diskutua per softueret e importuar ne Kosove te cilet nuk i jane nenshtruar taksave doganore qe nga viti 2003 deri me tash. Tani ne disa raste, softueret kane filluar ti nenshtrohen taksave doganore andaj znj. Cavolli sqaroi se “Licence/Product Key” ose “Softuer Licence” në shumicën e rasteve jane pjese e softuerit dhe sherbejne per aktivizimin “Online” ne Internet te softuerit. “Licence/Product Key” ose “Softuer Licence” mund te liferohen ne forme elektronike (email) pa kaluar në asnjë pikë doganore atëherë si e tillë nuk mund të trajtohet ndryshe nga Licence Key dhe Softuer Licence që kompanitë mund të dërgojnë në formë të letrës së bashkangjitur me faturë e që mund të kaloj nëpër pika doganore. Nga ky takim u kerkua qe “Licence/Product Key” ose “Softuer Licence” te trajtohen si pjese e softuerit dhe qe te mos i vendoset taksa doganore.