Shtëpia e Inovacionit prezantohet në Balkans and Black Sea ICT Clusters

Të Enjten (18.02.2016), stafi i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) morri pjesë në Balkans and Black Sea ICT Clusters, ku prezantuan projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Rrjedhimisht, stafi i STIKK pati rastin të shpjegoj qëllimet e projektit më specifikisht.

Qëllimet e projektit janë: kontributi në zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme duke zhvilluar inovacionin & ndërmarrësinë në industrinë e turizmit; rritja e të ardhurave duke gjeneruar mundësi biznesi dhe punësimi; rritja e mundësive për përdorimin e burimeve lokale.

Balkans and Black Sea ICT Clusters bashkon partnerët regjional të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të TIK-ut, ku rrit mundesitë për bashkëpunim. Andaj, pjesëmarrja e STIKK në Balkans and Black Sea ICT Clusters potencon influencë pozitive dhe afatgjatë.