Punëtoritë për STIKK Export Promotion Service (EPS) & STIKK Innovation Hub

STIKK gjatë javës së kaluar zhvilloi 2 punëtori për shërbimet e saj në bashkëpunim me partnerët strategjik për të ardhur në rezultate më të mira dhe efikasitet më të lartë të shërbimeve.

STIKK Export Promotion Service (EPS)

Puntoria për Export Promotion Service (EPS) e mbajtur në STIKK në bashkëpunim me GIZ u facilitua nga z. Lucas Von Zallinger, ku u diskutuan shërbimet e promovimit të eksportit për STIKK dhe partnerët e saj në kontekst të TIK. Partnerë të ndryshëm morren pjesë në puntori duke përfshire Cacttus, LINK PLUS IT, ADAPTIV IT, ASSECO.

Disa cështje të përmendura gjatë punetorisë:

– Probleme në hulumtim të tregut dhe inteligjencës biznisore për sektorin e TIK në Kosovë.
– Cështje që pengon kompanitë në këtë industri është komunikimi i brendshëm i sektorit të TIK
– Përgjigjje e mangët në arritjet nga business leads.

Punëtoria dhe vazhdimsia e saj do të ndihmoi STIKK dhe partnerët e saj në zgjidhjen e këtyre pengesave që neglizhojn operimin dhe funksionimin normal të shërbimeve të organizates.

STIKK Innovation Hub

Qellimi kryesorë i punetorisë ishte promovimi i Innovation Hub që do ta ndihmonte zhvillimin e sektorëve te ndryshëm në tregun e Kosovës.

Industria e parë e përcaktuar për zgjidhje digjitale ishte industria e agrikulturës ku gjetja e zgjidhjeve të teknologjisë informative ndvrmjet kompanive të IT dhe kompanive te agrikulturës, do të përaferonin idenë e STIKK Innovation Hub e cila ka për qëllim zhvillimin e tregut të mbrendshëm përmes aplikimit të IT. z. Lucas Von Zallinger ishte facilitues i kësaj puntorie e cila u mbajt në objektin e STIKK.

Kompanitë e TIK dhe Agros së bashku me reprezentues të ndryshem nga industria e agrikulturës ishin pjese e kësaj puntorie ku pikat e diskutimit ishin:

– Fillimi i bashkëpunimit dhe njohja ndërmjet dy paleve.
– Kuptimi i nevojave të konsumatorit në industrinë e agrikulturës.
– Të nxënët për aftësite dhe portofoliot e industrisë së IT në Kosovë.
– Promovimi i inovacionit digjital në agrikulture.
– Definimi i metodologjive të përbashkta të bashkëpunimit dhe hapat e ardhshëm.

Tema kryesore dhe pengesat e hasura ishin: Transformimi digjital i industrisë së Agrikulturës dhe vështiresite e përcjelljes së hapave për procesin e transformimit. Problemi kyc është kthimi jo i mjaftushëm financiar për operimet dhe shërbimet per digjitalizimin e industrisë së agrikulturës.

Kjo punëtori për Innovation Hub do të jetë një përpjekje për gjenerimin e zgjidhjeve për problemet që kan të bëjne me bashkëpunimin ndërmjet industrisë së TI dhe të agrikulturës dhe si mund të jetë financiarisht e përballushme dhe profitabile.