25.10.2013
Punëtori mbi Strategjinë e Avokimit dhe Lobimit
STIKK se bashku me organizatën SPARK ne kuadër te projektit ICT Value Chain organizuan punëtori një ditore për partneret lokal te këtij projekti. Kjo punëtori është udhëhequr nga znj. Vjollca Cavolli e cila ndau eksperiencën dhe rrugëtimin e STIKK ne proceset dhe çështjet e ndryshme te Avokimit dhe Lobimit, ku qëllim kryesor ishin përpjekjet dhe arritjet e ndryshimeve te politikave dhe strukturat vendimmarrëse te caktuara te cilat ndikojnë ne zhvillimin e sektorit.