Prezantimi i raportit: “Depërtimi dhe Përdorimi i Internetit në Kosovë”
Depërtimi i internetit në bazë të përdoruesve është 76.6%, kurse 84.8% për amvisëri.Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, STIKK, e mbështetur nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë dhe Këshilli Britanik, do të shpalosin një raport të ri mbi depërtimin dhe përdorimin e internetit në Kosovë, i cili konstaton se depërtimi i internetit në tërë territorin e Kosovës është në përputhje me normat globale. Depërtimi i internetit në bazë të përdoruesve është 76.6%, kurse 84.8% për amvisëri.
Ngjarja do të mbahet të hënën, 11 nëntor 2013, nga ora 13:00, në Qendrën Inovative të Kosovës.
Rendi i ditës
12:30 – 13:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
13:00 – 13:20 Fjala përshëndetëse e mysafirëve
Z. Shkumbin Brestovci, Kryetar i Bordit te STIKK
Z. Petrit Selimi, Zëvendësministër, Ministria e Punëve te Jashtme
Z. Jan Braathu, Ambasador, Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze
Znj. Arjeta Emra, Director, British Council
13:20 – 13:30 Prezantimi i raportit te “Internet penetration and usage in Kosovo”
Valon Canhasi, Menaxher i Projekteve, STIKK
13:40 – 13:45 Përmbyllja
13:45 – 14:45 Cocktail
Ju mirepresim