PLATFORMA E PARË RAJONALE E E-COMMERCE

Të gjitha rregulloret ligjore për krijimin dhe drejtimin e një biznesi e-commerce në CEFTA janë të disponueshme në një vend.

13.09.2022: Një nga avantazhet e drejtimit të një biznesi e-commerce, si dega e ekonomisë me rritjen më të shpejtë, është mundësia reale dhe e qëndrueshme për të zgjeruar tregun përtej kufijve fizikë dhe për të shfrytëzuar potencialin e rajonit. Duke patur parasysh se rajoni përbëhet nga rreth 20 milionë banorë, për drejtuesit e e-commerce-ve në Kosovë kjo do të nënkuptonte një rritje të dhjetëfishuar të blerësve potencialë.

Mundësitë për një zgjerim të tillë rajonal dhe themelimin e një biznesi e-commerce në tregjet e CEFTA-s janë në fokus të modulit të lançuar të platformës rajonale Ecommerce4All.eu – “Rregullore në e-commerce”, ku rregulloret ligjore, ligjet dhe manualet që janë specifike janë të disponueshme në një vend për secilin nga 7 tregjet e CEFTA-s dhe të cilat tregojnë se si të ngrihet dhe drejtohet një biznes e-commerce (në një mënyrë të lehtë për t’u kuptuar) në secilin prej tregjeve.

Manualet, që janë bërë për secilin treg të CEFTA-s veç e veç, janë pika kryesore e këtij moduli, veçanërisht për faktin se ato përmbajnë të gjithë informacionin e rëndësishëm se si të filloni dhe drejtoni një biznes e-commerce, cilat janë informacionet e nevojshme që çdo shitës duhet të dijë dhe cilat janë të drejtat për të mbrojtur konsumatorët online në secilin prej këtyre tregjeve.

Për shembull, nëse një biznes dëshiron të zgjerojë tregun e tij në Shqiperi, ai lehtë do të jetë në gjendje të kontrollojë se cilat janë rregullat aktuale në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të blerësve, nëse ata mund ta kthejnë produktin, për sa kohë, kush të përballojnë shpenzimet etj. E njejta gjë nëse duhet të kontrollojnë se cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e biznesit të tyre në Mal të Zi e kështu me radhë.

Përveç këtij moduli, platforma gjatë periudhës së ardhshme do të përmirësohet edhe me disa module të tjera: modulin “historitë e suksesit në e-commerce”, ku do të prezantohen histori suksesi nga secili treg i CEFTA-s dhe me dy module të tjera që do të mbulojnë aspektet kryesore të të bërit biznes në tregtinë elektronike – pagesa online dhe shpërndarja e produkteve. Secili prej këtyre moduleve do të përmbajë informacion përkatës specifik për tregun e veçantë të CEFTA-s, si dhe udhëzues, manuale, dokumente të lidhura me lëndën dhe prezantime video.

Zhvillimi i platformës “Ecommerce4All” mbështetet nga projekti i Fondit të Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Qëllimi kryesor është përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar që promovon zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal dhe mbështet zbatimin autonom të politikave të harmonizuara me BE-në, që synojnë arritjen e zhvillimit të balancuar rajonal të shtetit.

Mësoni më shumë rreth tregtisë elektronike në rajon në: ecommerce4all.eu.

INFORMACION PËR REDAKTORËT

Ueb-platforma rajonale është duke u zhvilluar nga Asociacioni Maqedonas për E-Commerce si zbatuesi kryesor në bashkëpunim me shoqatat e e-commerce dhe organizatat nga industritë përkatëse nga rajoni i CEFTA-s.

Zhvillimi i platformës “Ecommerce4All” mbështetet nga projekti i Fondit të Hapur Rajonal për Tregtinë e Jashtme të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Qëllimi është përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar që promovon zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal dhe mbështet zbatimin autonom të politikave të harmonizuara me BE-në që synojnë balancimin e zhvillimit rajonal të vendit. Fondi synon të përmirësojë zbatimin e agjendës së reformave për tregtinë dhe konkurrencën në rajonin e CEFTA-s në përputhje me kërkesat e procesit të përafrimit me BE-në.