Kërkesë për ofertim: Hulumtim Bazik për Përdorimin e Teknologjisë nga ana Bizneseve të Turizmit

Kërkesë për ofertim: Hulumtim Bazik për Përdorimin e Teknologjisë nga Bizneset e Turizmit për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një konsulent/kompani për zhvillimin e një hulumtimi bazik për përdorimin e teknologjisë nga bizneset e turizmit në rajonin e Dukagjinit për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Afati i paraqitjes së ofertës (duke përfshirë portfolion e punës dhe proposimin bazuar në ToR) tuaj është deri më: 29/02/2016. Aplikimi bëhet në e-mailin [email protected]

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e proposuar të kohës së implementimit, dhe kreativitetin.

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Ky studim mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 01 – ToR of Baseline Study Research: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC01_-_ToR_of_baseline_study_research_consultancy.pdf

Shtëpia e Inovacionit prezantohet në Balkans and Black Sea ICT Clusters

Të Enjten (18.02.2016), stafi i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) morri pjesë në Balkans and Black Sea ICT Clusters, ku prezantuan projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Rrjedhimisht, stafi i STIKK pati rastin të shpjegoj qëllimet e projektit më specifikisht.

Qëllimet e projektit janë: kontributi në zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme duke zhvilluar inovacionin & ndërmarrësinë në industrinë e turizmit; rritja e të ardhurave duke gjeneruar mundësi biznesi dhe punësimi; rritja e mundësive për përdorimin e burimeve lokale.

Balkans and Black Sea ICT Clusters bashkon partnerët regjional të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të TIK-ut, ku rrit mundesitë për bashkëpunim. Andaj, pjesëmarrja e STIKK në Balkans and Black Sea ICT Clusters potencon influencë pozitive dhe afatgjatë.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Shtëpinë e Inovacionit

Së bashku me nën-kryetarin e Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe Syri i Vizionit (SiV) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit këtë të Martë (16.02.2016) për projektin “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi” – projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qëllim të fokusohet në zhvillimin dhe digjitalizimin e bizneseve turistike. Rrjedhimisht, ky projekt do të krijoj mundësi për të rinjtë, bizneset dhe ndërmarrësit të avancojnë produktet/shërbimet e tyre.

Shperndarja e cmimeve te projekteve nga programi IPA I CBC MNE – KS i financuar nga Bashkimi Evropian

Me daten 02.02.2016, STIKK se bashku me partnerin ne Peje, Syri i Vizionit moren pjese ne organizimin e EU-se per shperndarjen e cmimeve te projekteve te fituara ne programin e CBC Mal i Zi – Kosove.

Pjese e ceremonise ishin organizata dhe institucione te ndryshme te cilat ishin perfituese te programit. Projekti i fituar nga STIKK dhe SiV, se bashku me partneret nga Mali i Zi, Organizata turistike e Beranes dhe Klasteri i TIK te Malit te Zi, ka titullin “Zhvillimi i inovacionit dhe ndermarrjes ne pjesen nderkufitare te Kosoves dhe Malit te Zi”, ku jane planifikuar ndertimi dhe shfrytezimi i dy shtepive te inovacionit te cilat do te sherbejne zhvillimin e industrise se turizmit permes aplikimit te TIK-ut.

Me shume detaje perreth projektit do te paraqiten gjate muajit Shkurt, ku pritet te behet dhe lansimi i saj.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Qeveria aprovon Strategjinë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike

Me 22 Janar, 2016, Qeveria e Kosovës aprovoi Strategjinë Kosovare e cila do të fokusohet në rritjen e Sigurisë Kibernetike dhe planit të saj të veprimit në këtë fushë për periudhën 2016-2019.

Kjo vjen fal Grupit Punues për Strategjinë Shtetërorë për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit 2016-2019, ku pjesëmarrës ishte edhe STIKK. Planifikimi i strategjisë ishte nën mbikqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vendimi i Qeverise per miratimin e Strategjise Shteterore per Sigurine Kibernetike dhe Plani i Veprimit 2016-2019: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Vendimi_i_Qeverise_per_miratimin_e_Strategjise_Shteterore_per_Sigurine_Kibernetike_dhe_Plani_i_Veprimit_2016-2019.pdf

Strategjia Shteterore per Sigurine Kibernetike: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Strategjia_Shtete__rore_pe__r_Sigurine___Kibernetike_dhe_Plani_i_Veprimit_2016-2019_per_publikim.pdf

Punëtoria #2: STIKK Export Promotion Service & Business Opportunities

Me datën 27.01.2016 u mbajt punëtoria numër 2 për STIKK Export Promotion Service & Business Opportunities. Kjo punëtori u mbajt nga konsulenti Lucan von Zallinger dhe pjesëmarrës ishin kompani të TIK, donatoret dhe STIKK.

Disa çështje të përmendura gjatë punëtorisë:
– Vazhdimi i çështjes për lehtësimin e procedurës për business leads;
– Zgjedhja e formatit më të mirë për qëndrueshmërinë e STIKK përmes shërbimit EPS;
– Sugjerimi i opsioneve të një udhëtimi Business-to-Business në Prill.

Punëtoria dhe vazhdimësia e saj do të ndihmoi STIKK dhe partnerët e saj në zgjidhjen e këtyre pengesave që neglizhojnë operimin dhe funksionimin normal të shërbimeve të organizatës.

Punëtoria përfshiu një pasqyre të tregut të IT-së dhe trendëve të fundit të teknologjisë në shtetët DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër), si dhe një diskutim mbi “Business Leads” dhe mundësive të biznes bërjes në fushën e eksportit në Gjermani, Britani të Madhe dhe Itali.

STIKK kërkon Menaxher Junior të Projekteve

STIKK ofron një pozitë për Menaxher Junior të Projekteve. Personi i interesuar duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune në menaxhim të projekteve, ose së paku në asistim të projekteve.

Kualifikimet e Nevojshme

– Përvojë në menaxhimin e projekteve, ose të paktën asistim në projekte;
– Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze;
– Aftësi të shkëlqyera redaktimi dhe shkrimit;
– Përvojë me Media Sociale;
– Njohuri në informatikë;
– Komunikimi i mirë dhe aftësitë shoqërore;
– Aftësi të dëshmuara organizative dhe aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur;
– Përvojë me Content Management Systems (CMS) dhe Mail Chimp (e dëshirueshme).

Procedurat e aplikimit dhe informata shtesë në lidhje me pozitën mund të gjeni në dokumentin “Terms of Reference”: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_-_02STIKK2016_-_Junior_Project_Manager.pdf

2 vendime të rëndësishme për TIK

Në muajin Dhjetor, Qeveria e Kosovës ka marr dy vendime të rëndësishme për TIK-un në Kosovë.

OBJEKTI I INSTITUTIT TË NDËRTIMIT BËHET INKUBATOR PËR IT BIZNESE

Si pasoje e lobimit dhe avokimit të vazhdueshëm të STIKK në periudhën dyvjeçare, Qeveria mori vendim me 23 dhjetor 2015 (vendimi nr.10/65) që Objekti i Institutit të ndërtimit në Zonën Kadastrale Bernicë e Poshtme, me sipërfaqe prej 8000m2 të shpallet Inkubator Biznesi për ndërmarrjet që merren me Teknologji të Informacionit.

Administrimi i këtij objekti i takon MTI-se, ndërsa parashihet që STIKK dhe kompanitë anëtare të jenë përfitues të drejtpërdrejt të kësaj iniciative.

Vendim për Inkubator për IT Biznese (Bërnicë): https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Vendim_Inkubator_per_IT_Biznese_-_Bernice.pdf

STRATEGJIA NACIONALE PËR IT APROVOHET NGA QEVERIA

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur me 30 dhjetor, me vendimin nr.14/67 u aprovua Strategjia e Kosovës për Teknologji të Informacionit. Kjo Strategji u punua gjatë vitit 2014 nga ana e STIKK, MZHE dhe palët tjera të interesit nën përkrahjen e GIZ dhe Ambasadës Norvegjeze. Strategjia në vetvete përmban 9 shtylla të intervenimit, implementimi i të cilave do të ndikojë dukshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

Vendim për Strategjinë Nacionale të IT-së: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Vendim_per_Strategjine_Nacionale_te_TI-se.pdf

Mbahet takimi i dytë i Bordit Këshillëdhënës të STIKK Education

Bordi Këshillëdhënës i projektit të STIKK Education është takuar për herë të dytë me 14 Janar, 2016, në zyret e STIKK. Ky Bord Këshillëdhënës, i cili përbëhet nga përfaqësues anëtarë të STIKK, ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e programit të trajnimeve dhe të sigurojë së përgatitja e përfituesve të i përshtatet nevojave të kompanive të TIK në Kosovë.

Tre profilet e STIKK Education do të jenë:

– Menaxhment i TI-së
– Zhvillim Softuerik
– Zhvillim i Aplikacioneve Mobil

STIKK, Eksperti i jashtëm i angazhuar nga STIKK dhe Bordi Këshillëdhënës janë duke punuar në kurrikulat të cilat do të përdoren për të adresuar në mënyrë specifike barrierat lidhur me zhvillimin e shkathtësive dhe trajnimit. Vizioni i kësaj iniciative është të ngrisë kapacitetet lokale në sektorin e TIK përmes trajnimeve kompetente profesionale, të disejnuara enkas për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke qenë në hap me trendet teknologjike ndërkombëtare.

STIKK Education do të ketë dy cikle trajnimi dhe aktivitete tjera shtesë të parapara në planin e mëposhtëm për një periudhë 12 mujore gjatë vitit 2016. Përmes trajnimeve, entuziastet e rinj do të fitojnë shkathtësi specifike që aktualisht janë shumë të kërkuara në tregun e Bashkësisë Evropiane duke zotëruar kurrikulën plotësisht, e cila është në përputhshmëri me Kornizën Evropiane për e-Kompetenca 3.0, që është një iniciativë e palëve të shumta të interesit nga sektori i TIK të Evropës në mënyrë që të identifikohen dhe standardizohen aftësitë të cilat momentalisht janë të nevojshme për tregun dhe e cila është bërë prioritet për implementim nga kompanitë lokale të TIK.

Gjithashtu, këta 90 të rinj entuziast në TI do të përfundojnë programin e garantuar të praktikës në kompani anëtare të STIKK përmes shërbimit të STIKK për ofrimin e praktikës, gjë që do të ndihmonte në praktikimin e aftësive të sapo fituara nga trajnimet, si dhe do ta rrisë punësueshmërinë e tyre.

Ky aktivitet bashkë-financohet nga GIZ, Ambasada e Norvegjisë dhe USAID.

Bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi & Kosovë – Takimi i parë ndërmjet dy palëve

Projekti i CBC për zhvillim socio-ekonomik i kushtohet komunës së Istogut dhe Beranes, ku qëllimet kryesore janë zhvillimi ekonomik dhe social i qëndrushem duke shtyer inovacionin dhe ndërmarrsinë në industrinë e turizmit.

Me datën 3/12/2015 takimi i parë u zhvillua ndërmjet dy palëve në Berane, ku kryesisht u diskutua për mënyrat e bashkëveprimit ndërmjet dy komunave duke trajtuar zgjidhje të përbashkëta.

STIKK së bashku me OJQ’n Syri i Vizionit do ti implementoj aktivitetet e projektit në Kosove ndërsa Tourism Organisation of Montenegro së bashku me Crnogorski IT Klaster angazhohen për implementim të aktiviteteve të projektuara në Mal të Zi.

Më shumë përreth projektit, STIKK do të shkëmbejë informata në 2016.