Lansimi i Shtëpisë së Inovacionit në Berane

Të Premten, më 06.05.2016 u lansua Shtëpia e Inovacionit në Berane.

Pjesë e ceremonisë të lansimit së Shtëpisë të Inovacionit në Berane ishin edhe stafi i STIKK, z. Bardh Kadiu dhe z. Lorik Mullaademi, së bashku me partnerin nga Syri i Vizionit, z. Dukagjin Nishiqi si dhe Administratorën që sapo ka filluar punën në Shtëpine e Inovacionit në Istog, znj. Majlinda Kelmendi.

Gjatë lanësimit të Shtëpisë të Inovacionit në Berane, u theksuan aktivitet e realizuara deri më tani, dhe aktivitetet që do të realizohen nga ana e partnerëve në Mal të Zi. Poashtu, partnerët patën rastin nga afër të bisedojnë për të ardhmën e projektit, të takojnë pjesëmarrësit e aktiviteteve nga afer, të ndëgjonë pytjet e tyre dhe të fillojnë bashkëpunimet potenciale në të ardhmen.

Në anën tjeter, STIKK dhe SiV janë duke bërë gati Shtëpinë e Inovacionit në Istog, e cila është në përpunim e siper dhe pritet të hapet në Qershor.

Shtëpia e Inovacionit në Istog pritet që të ju shërbej të rinjëve dhe bizneseve të turizmit të pjesës së Dukagjinit, në mënyrë që të pajisen me njohurin e fundit të teknologjisë dhe t’a aplikojnë në bizneset e tyre si vlerë të shtuar.

Shtëpia e Inovacionit në Istog dhe Berane u realizua nga projekti “”Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i financuar nga BE.

Mëngjesi me anëtarë dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, zt. Blerand Stavileci

Me 4 Maj 2016, STIKK organizoi edicionin e parë të Mëngjesit me Anëtarë, ku i ftuar ishte Ministri i Zhvillimit Ekonomik, zt. Blerand Stavileci dhe present ishin drejtor ekzekutiv si dhe menaxher nga kompanitë e TIK-ut.

Kjo ngjarje u sponsorizua nga kompania e shërbimeve të TIK-ut, LinkPlus IT (www.linkplus-it.com).
Ky takim jo-formal ngriti tema të ndryshme në bashkëbisedim me Ministrin Stavileci, ku u theksuan tema sikur Fondi i Inovacionit, Strategjia Kombëtare e TIK-ut, si dhe politika të zhvillimit afatgjatë.

Ministri Stavileci theksoi dy ide me të cilat STIKKu dhe kompanitë anëtare mund të kontribuojnë në promovimin e sektorit; 1. si fillim u ceken takime më të shpeshta në baza javore në të cilat mund të përfshihen mediumet dhe portalet vendore; 2. emisionet teknologjike të jenë me tematika më të fokusuara për zhvillimet në vend.

Anëtarët tanë ngritën çështjen e ndihmës së zbehtë nga ana e Qeverisë në përkrahjen e kompanive të TIK-ut në përfaqësim në ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare sikurse Cebit, Appsworld, Webit etj., të cilat kanë potencial për të sjell investime në ekonomin e vendit; Bashkëpunim më i mirëfilltë midis Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik, Diasporës, Punëve të Jashtme dhe të tjerave; Një lidhje më e mirë midis kompanive vendore, diasporës dhe personave të kyçur në industrinë e TIK-ut në vende të zhvilluara.

Gjithashtu u diskutua tema e edukimit formal si dhe incentivat nga ana e Qeverisë për bursa mujore për trajnimin e kandidatëve të rinjë në kompani.

Në fund u diskutua që sektori i TIK-ut mund të jetë më fitimprurës në një kohë më të gjatë në krahasim me sektoret tjerë.

Mengjesi më anëtarë do të vazhdojë me edicione të radhës ku mysafirë do të vijnë nga prapavija të ndryshme. Ju mirëpresim!

Printimi i Materialeve për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Printimi i materialeve për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani për printimin e materialeve për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 10/05/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 25 – ToR of Printing Materials: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_25_-_ToR_of_Printing_Materials.pdf

Dita Ndërkombëtare e Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK), sot u mbajt konferenca e cila përmendi angazhimin e grave të Kosovës në sektorin e TIK.

Ndër të tjera rreth angazhimit të grave në sektorin e TIK, në konferencë u përmendën edhe ngjarjet e suksesshme të grave të Kosovës në sektorin e TIK. Si një ndër gratë më të suksesshme në sektorin e TIK në Kosovë, u përmend znj. Vjollca Çavolli – Drejtoreshë Ekzekutive në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Kosovë (STIKK), e cila gjatë karrierës së saj u shquhet për punën dhe kontributet e treguara në këtë sektor.
U theksua se znj. Çavolli konsiderohet të jetë motivimi dhe shembulli më i mirë për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit dhe Komunikimit në Kosovë.

Si pjesë e ngjarjes, STIKK Education u prezantua si mundësi për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit. Stafi i STIKK pati rastin të bisedoj nga afër në lidhje me qëllimet e trajnimeve të STIKK Education, dhe mundësitë potenciale të krijuara përmes trajnimeve.

Zhvillimi i Planit Operacional dhe të Qëndrueshmërisë

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i planit operacional dhe qëndrueshmërisë për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani/konsulent për zhvillimin e planit operacional dhe të qëndrueshmërisë për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës (40%), periudhën kohore të implementimit (50%), dhe qasjen kreative (10%).

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 29/04/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 24 – ToR of Development of Operational and Sustainability Plan: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_of_Development_of_operational___sustainability_plan_.pdf

Nuk është teknologjia ajo që ndalon korrupsionin. Është faktori njeri!

Korrupsioni, definohet si “sjellje e pandershme ose mashtruese nga ata që janë në pushtet, në mënyrë tipike që përfshin ryshfetin”. Në vende në zhvillim e sipër shfaqet në mënyrë rutinore si një mundësi për një të pakualifikuar ose të pandershëm të arrijë pozitën më të mirë të punës, sigurimin e parave të shpejta, punësimin e padrejtë të familjarit e deri te gjërat më elementare sikurse trajtimin më të mirë në shërbimet publike.

Lorik Mullaademi

Por këtu nuk do të ju flas për korrupsionin, se me siguri ju si kosovarë po e përjetoni atë çdo ditë. Në raportin e fundit të Transparency International, gjendemi në vendin e 103-të në botë, dhe të fundit nga shtetet e Ballkanit. Këtu do të flas për teknologjinë si një armë që mund të përdoret në luftimin e kësaj dukurie famëkeqe.

Kohëve të fundit, zhvillimet e teknologjisë, sidomos ato të komunikimit masiv sikurse telefoni dhe interneti, i kanë dhënë zë njeriut të ndershëm. Shumë nga ne, përmes rrjeteve sociale kemi krijuar komunitetin tonë ku zëri ynë po përçohet. Mirëpo, a po e përdorim këtë fuqi që na jepet për të luftuar korrupsionin? – Dikush shumë e dikush hiç. Një pjesë e madhe e qytetarëve mbase kanë humbur besimin që një dukuri si korrupsioni luftohet kur ka vrull kaq të madh të aktiviteteve, analfabetizmi teknologjik, apo mosekzistimi ose njoftimi për ekzistimin e një platforme teknologjike “antikorrupsion”. Mirëpo, këto nuk janë arsye për mosluftimin e kësaj dukurie, sepse teknologjinë e kemi prezent çdo minutë të jetës tonë, të ofruar në mënyra të ndryshme dhe të lehta, duke ia nisur prej mediave sociale e deri te platformat më të veçanta për raportim.

Ta kemi parasysh që teknologjia është vetëm një mjet, që ka një proces të projektuar të përdorimit për qëllime të ndryshme dhe që shfrytëzohet e fuqizohet nga faktori njeri. Në fjalë më të thjeshta, pa njerëz nuk do të kishte funksionuar as “Facebook”-u.

Në Sallonin e së Martës së 15 marsit 2016 të organizuar nga D4D, u prezantuan disa nga teknologjitë antikorrupsion të ofruara nga akterë publikë dhe shoqëria civile, e të ndërtuara nga sektori privat. Në këtë rast, një nga teknologjitë e prezantuara ra në pah më shumë për shembullin e mirë në luftimin e korrupsionit – portali “Kallxo.com”. Në aspekte të teknologjisë, ky portal nuk dallonte shumë nga teknologjitë e tjera të prezantuara. Të gjitha aspektin teknologjik e kishin plotësuar, e në raste disa e kishin edhe më të thjeshtë. Mirëpo, ajo që e dallon “Kallo.com”-in nga të tjerat është procesi pas raportimit, ku përfshihen 1. një ekip i gjerë profesionistësh që merren me rastet, 2. gërshetimi me faktorin social, ku rastet publikohen e ndonjëherë marrin bujë dhe reagim, si dhe më e rëndësishmja 3. besimi i fituar i qytetarit për të raportuar. Andaj, procesi dhe njerëzit qëndrojnë pas kësaj teknologjie.

Komuniteti i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) ka kohë që mundohet të propozojë disa nga alternativat e veta për të fuqizuar qytetarin duke ofruar informacion transparent dhe të hapur (open data), transparencë në gjurmë digjitale (digital footprint), qasje më të lehtë dhe automatizim të proceseve përmes telefonave personalë e internetit. Mirëpo, pa vullnetin e ndryshimit dhe luftimit në epiqendër, këto alternativa nuk kanë edhe aq dobi. Si pasojë, të gjitha këto alternativa teknologjike do të ishin më të suksesshme po të adaptoheshin dhe të ofroheshin nga akterët kryesorë të këtij shteti, dhe në raste të keqpërdorimit të përdoreshin nga sistemet e drejtësisë. Edhe pse kjo duket për momentin e pamundshme të arrihet, një nga autorët më të shquar të fantashkencës, zt. Arthur C. Clarke, në 3 ligjet e tij të parashikimit dhe teknologjisë vrojton që “e vetmja mënyrë për të zbuluar kufijtë e së mundshmes është për të kaluar një copë rrugë në të pamundurën”.

Transparency International thekson që për të ndaluar korrupsionin nevojitet, 1. ndalimi i mosndëshkimit, 2. reformimi i administratës publike dhe menaxhimit të financave, 3. nxitja e transparencës, 4. fuqizimi i qytetarit, 5. moslejimi i shpëlarjes në vakumin ndërkombëtar. Nëse këto pika rrjedhin nën valën e zhvillimit të trendeve të teknologjisë, atëherë mund të shpresojmë në zgjidhjen e tyre, përmirësimin e gjendjes dhe zhvillimin normal socio-ekonomik të vendit.

Në fund, ajo çfarë dua të theksoj dhe të ndaj me lexuesin e këtij editoriali, nuk është që ju të besoni që teknologjia do të luftojë në emër tuajin këtë dukuri, por jeni ju ata që po i bashkuat rendet dhe prioritetet mund të përdorni teknologjinë për të ngritur fushata vetëdijesuese, për të raportuar, për të lexuar për aktivitetet e përfaqësuesve tanë publikë dhe të ngreni iniciativat e juaja për zgjidhjen e problemit.

Origjinali në Gazeten Zeri: http://zeri.info/zerat/81984/nuk-eshte-teknologjia-ajo-qe-ndalon-korrupsionin-eshte-faktori-njeri/

Kuvendi i VIII-të i STIKK zgjedh 9 Anëtarë të rinj të Bordit

Dje, më 24.03.2016 u mbajt Kuvendi i VIII-të i STIKK ku prezent ishin 26 kompani anëtare të shoqatës.

Mbledhja e Kuvendit të VIII-të filloi me dorëheqjen vullnetare të kryetarit të bordit të STIKK, z. Shkumbin Brestovci. Me këtë dorëheqje dhe me skadimin e mandatit të 4 anëtarëve ekzistues, mosprezencën e një anëtari si dhe largimin e një anëtari gjatë vitit, anëtarët prezentë të bordit janë pajtuar që me marrëveshje t’i propozohet kuvendit shkarkimi i bordit në përgjithësi, i cili u aprovua dhe u vendos që të shkohet në votime të reja. Pas votimeve me vota anonime, u përzgjedhën 9 anëtarë e rinj të Bordit.

Antarët e rinj të bordit të STIKK:

Mentor Sahiti (Adaptivit) – Kryetar i Bordit
Dardan Vokshi (INET) – Nënkryetar i Bordit
Vigan Budima (Asseco SEE)
Leutrim Blakaj (Zetta Technologies)
Ermal Sadiku (LinkPlus)
Zana Tabaku (Appdec)
Arben Ymeraga (Melita & Partners)
Ilir Gorani (AVC Group)
Argjent Nela (ITEG)

Përgjatë kuvendit eshte bërë përzgjedhja e kompanisë audituese për STIKK për periudhën 2016-2018, si dhe votimi dhe aprovimi i Planit të Punës dhe Buxhetit të STIKK për vitin 2016.

Gjithashtu, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli përmendi disa ngjarjet e suksesshme të vitit 2015, ku u theksuan Implementimi i pakosë së re fiskale; Aprovimi i Strategjisë Nacionale të IT-së nga Qeveria; Vendimi i Qeverisë për inkubatorin e Teknologjisë për bizneset e TIK-ut; dhe Lansimi i projektit STIKK Education.


Vetëm për Anëtarë të STIKK: Mbledhje të Kuvendit të STIKK – 24 Mars, 2016

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), ju fton në mbledhjen e 8-të të Kuvendit të STIKK, e cila do të mbahet me 24 Mars, 2016 me fillim nga ora 09:00 (draft agjenda është e bashkëngjitur), Hotel Sirius, Prishtinë.

Nëse nuk mund të jeni prezent, ju lutemi delegoni një person të autorizuar i cili do të përfaqësoj kompaninë tuaj në këtë kuvend.

* Ju njoftojmë që në bazë të STATUTIT të STIKK, vetëm Anëtarët e Plotë që kanë anëtarësi aktive kanë të drejtë vote. Megjithatë, kjo nuk e kufizon pjesëmarrjen e të gjithë të tjerëve në Mbledhjen Vjetore të Kuvendit të STIKK.

Rendi i Ditës – Kuvendi 2016: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Rendi_i_Dites_Kuvendi_2016.pdf

Katrori ofron 6 vende pune!

KATRORI ITS shpallë konkurs për 1 Specialist/e i/e Shitjes, 1 System Administrator, 1 Navision Implementues, 2 Senior ASP.NET Developer dhe 1 Mobile Developer (Android/iOS).

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Specialist/e i/e shitjes (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Analizon kerkesat e klienteve dhe ofron zgjidhjen ideale konform kerkesave;
  • Bene pergatitjen e ofertave teknike;
  • Bene prezantimin e produkteve dhe sherbimeve tek klientet;
  • Mban kontaktet me prodhuesit dhe distributoret;
  • Ben porosine e produkteve dhe percjelljen e tyre deri ne dergimin e tyre tek klienti;
  • Ben percjelljen e kontratave dhe pagesave me klientet;
  • Perkrahe ekipin e shitjes ne kampanjat e marketingut.

Kualifikimi:

  • Duhet te kete se paku 2 vite pervoje pune ne kompani te ngjashme te IT-se;
  • Duhet te njohe mire produktet e teknologjise informative;
  • Preferohet pergatitja e larte shkollore;
  • Kandidatet duhet te jete fluent ne gjuhen angleze (ne te folur dhe shkruar);
  • Kandidatet qe jane te certifikuar nga brendet e njohura te harduerit do te kene perparesi.

Afati i konkursit do te mbetet I hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

System Administrator (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmban sistemin në mënyre eficiente;
  • Sigurohet që dizajni i të gjithë komponentëve të punojë së bashku;
  • Bën rekomandime për upgrade/update;
  • Mirëmban rrjetin dhe sistemin e sigurisë;
  • Administron me serverat, desktopat, printera, firewall dhe çështjet e sigurisë.Kualifikimet dhe shkathtësitë;
  • Preferohen kandidatët që kanë certifikime System Administrator/ System Engineer në Windows dhe HP;
  • Të gjithë kandidatët qëkanë paku 3 vjet përvojë pune në kompani të ngjashme, kanë përparësi.
  • Preferohen kandidatët që kanë njohuri në administrim të rrjetave;
  • Eksperience në administrim dhe konfigurim të serverave (Domain controllers, file servers, web servers, database servers, mail servers, virtualization);
  • Kandidatët që kanë të përfunduar shkollimin e lartë në drejtimin përkatës kanë përparësi;
  • Duhet të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar;
  • Duhet të jenë në dispozicion për udhëtime dhe trajnime profesionale.

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

 ————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Navision Implementues (1)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Implementimi i sistemeve ERP (Navision) tek klientet e kompanise;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Pergjegjes/e per implementim te projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Merr pjese ne takime, mbledhje apo evente publike, kur eshte e nevojshme;
  • Performon edhe detyra tjera te caktuara nga pergjegjesit.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte;
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze;
  • Njohje te konceptit te ERP sistemeve;
  • Duhet te jete I pershtatshem per te punuar jashte orarit dhe gjate fundajavave, nese eshte e nevojshme;
  • Duhet te kete patente shoferi, kategoria B;
  • Duhet te kene njohuri te mira te gjuhes Angleze, ne te folur dhe shkruar;
  • Duhet te kete njohuri rreth programeve per menaxhim te databazave SQL 2008R2, SQL2012;
  • Kandidatet qe kane njohuri rreth NAVISION 2009, 2013, 2015,2016 kane perparesi.

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Senior ASP.NET Developer (2 pozita)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Dizajnimi dhe programimi i web-based aplikacioneve duke perdorur Microsoft .NET framework and SQL Server;
  • Performon proceset e zhvillimit te aplikacionit perfshire mbledhjen dhe analizën e kerkesave, dizajnimin e sistemit, zhvillimin, dokumentimin, testimin dhe integrimin;
  • Mbeshtete implementim te projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte;
  • 3+ vite përvojë profesionale me theks të veçantë në zhvillimin e plotë të sistemeve, duke përfshirë projektimin, zhvillimin, dhe mirëmbajtjen e sistemeve;
  • Përvojë të dëshmuar në zhvillimin e web aplikacioneve duke përdorur ASP.NET dhe C # me Web Forms dhe MVC;
  • Përvojë të dëshmuar në punë me baza të dhënave relacionale (Microsoft SQL Server) dhe zhvillim te .NET aplikacineve;
  • Eksperience ne perdorimin e ASP.NET UI controls, JavaScript, JQuery dhe AJAX technologies;
  • Eksperience ne perdorimin e Object Role Models (ORM), konkretisht Entity Framework / LINQ to SQL;
  • Preferohet eksperience me Microsoft SQL Server Reporting Services (SSRS), SQL Server Analysis Services (SSAS), SQL Server Integration Services (SSIS);
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze.

*** Kandidatet qe kane pervoje pune ne kompani te ngjashme kane perparesi

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

————————————

KATRORI ITS shpallë konkurs për:

Mobile Developer  –  Android/iOS  (1 pozite)

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillim/Modifikim i aplikacioneve mobile (Android/iOS);
  • Participon në shqyrtime dhe analizat e projekteve;
  • Mbeshtete implementimin e projekteve sipas dinamikes se parapare me planin e punes;
  • Krijimi i relacioneve te mira me klientet;
  • Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore te klienteve.

Kualifikimi:

  • Preferohet te kete te perfunduar shkollimin e larte ose ne vitin e fundit te studimeve;
  • Minimum 6 muaj experience ne zhvillimin e Android/iOS aplikacioneve per ndonje kompani ose aplikacione personale;
  • Eksperience per te punuar me Java, Delphi, Android Studio, Xcode ose C#;
  • Aftesi per te punuar ne grupe/ekipe dhe nen presion;
  • Aftesi te mira komunikimi dhe njohje te mire ne te shkruar dhe folur te gjuhes angleze;
  • Duhet te kete njohuri rreth programeve per menaxhim te databazave SQL 2008R2, SQL2012;
  • Kandidatet qe kane njohuri rreth NAVISION 2009, 2013, 2015 kane perparesi.

*** Kandidatet qe kane pervoje pune ne kompani te ngjashme  kane perparesi

Afati i konkursit do te mbetet i hapur deri me 31.03.2016. Inkurajohen te gjithe kandidatet qe i permbushin kriteret e mesiperme qe te na dergojne nje CV dhe leter motivuese ne: [email protected].

Vetem kandidatet me te mire do te perzgjidhen per fazen e testimit dhe intervistimit.

20 bileta falas për Kosovën për konferencën PODIM 2016!

PODIM është konferenca më e madhe për startupe, biznes-bërje dhe inovacion në regjionin Adriatik të Alpeve.

Çdo vit, ngjarja tërheq më shumë se 600 të pranishmit nga më shumë se 10 vende dhe 50+ folës të njohur rajonale dhe ndërkombëtare! Ju lutem kontrolloni folësit kryesor të këtij viti ose gjeni të gjitha në lidhje me PODIM Challenge ne linkun ne vijim: http://www.podim.org/en-us/investment