STIKK organizon ngjarje B2B në Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, Gjermani

Në vazhdën e aktiviteteve për IT strategjinë dhe promovimin e eksportit, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahjen e GIZ dhe USAID organizoi një B2B udhëtim në Gjermani nga 14 deri me 18 Nëntor 2016.

6 kompani anëtare te STIKK (Adaptivit Engineering, Cacttus, ITEG, LinkPlus, Rrota dhe Zetta Technologies) patën rastin të takohen me kompani dhe organizata të rajonit të Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, të cilat punojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

Është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog. Numri i pjesëmarrëve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinjë, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.

Gjatë kësaj jave të rinjët do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të Shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale. Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejt Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë.

Amy Cosper: Ndërmarrësia është të krijosh diçka të re, inovative ose përçarëse, aty ku nuk kishte asgjë më parë

Valmir Mehmetaj, Kosovo 2.0 (www.kosovotwopointzero.com) – Një ndërmarrëse amerikane flet për ndjekjen e profesionit “Cool”. Çfarë do të thotë të jesh ndërmarrës? Sipas Google, ndërmarrës është “një person që organizon dhe operon një biznes ose biznese, duke rrezikuar financiarisht më shumë se që është normale”.

Por nëse ky definicion u duket i thatë, e kemi gjithmonë pikëpamjen e Amy Cosper. Cosper është ndërmarrëse tash e një dekadë. Ajo beson se ndërmarrësit nuk duhet ta pranojnë përgjigjen ‘jo’, e duhet të shtyhen nga dëshira “për t’i ndjekur ëndrrat, për ta ndryshuar botën dhe për të patur ndikim”, duke “krijuar diçka të re, ose inovative ose përçarëse, aty ku nuk kishte asgjë më parë”.

Cosper njihet si një prej figurave më të suksesshme në botën e ndërmarrësisë. Ajo pranon se nuk u “shtye” nga diploma e saj në drejtimin e Gjuhës Italiane dhe Historisë së Artit, por duke bërë atë që e don. Ajo filloi si gazetare në 1995 për botën e teknologjisë, duke raportuar nga Izraeli, Norvegjia, Luksemburgu, Brazili, Parisi dhe Londra. Më pas ajo udhëhoqëi disa revista financiare që fituan shumë çmime, e në 2008 u bë zëvendës presidente dhe kryeredaktore në Entrepreneur Media Inc., revistë dhe uebfaqe e bazuar në SHBA që trajton lajme të ndërmarrësisë dhe menaxhimit të bizneseve të vogla.

Duke lexuar disa prej artikujve të saja, është lehtë të shohim që Cosper është luftëtare. Ajo nuk u dëshpërua as kur iu kall shtëpia në vitin 2010, dhe familja e saj katër anëtarëshe – dy adoleshentë dhe dy të rritur – jetuan në një shtëpi me rrota deri sa iu rindërtua shtëpia. Ajo shkroi se kjo përvojë vetëm e bëri më të fuqishme: “Nuk u thyem. U bëmë më të fuqishëm, më të mirë. Dëshmuam që mund të mbijetojmë. Po, ngritja nga hiri është klishe, por në rastin tim është e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Pati jetë para zjarrit dhe pas tij, por janë dy jetë krejtësisht ndryshe”.

Kjo është përvojë që mund të lidhet me ato të shumë njerëzve në Kosovë. Ajo e vizitoi Kosovën javën e kaluar si folëse në edicionin e pestë të KOSICT, konferencës rajonale të organizuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), që ka për synim t’i sjell në Ballkan temat më të reja botërore të teknologjisë informative. Sivjet kjo konferencë bëri bashkë folës prej kompanive të mëdha si Google dhe LinkedIn.

Megjithatë, Copser i tha audiencës se ajo vendosi që të pushojë nga bota e mediave në fund të gushtit, kur e la rolin e saj të rëndësishëm në revistën Entrepreneur. Ajo tani është duke u marrë me synime tjera jetësore: është duke shkruar një libër, duke udhëtuar, duke vozitur motoçikletën e saj, e duke xhiruar një dokumentar.

Në një intervistë për K2.0, Copser tha se ishte e lumtur që e pati rastin t’i takonte disa njerëz të Kosovës, të cilët ajo i përshkroi si shumë ambicioz për të bërë diçka të veçantë e për ta vendosur vetën në hartë. Si dikush që e ka ndërmarrë misionin e shpërndarjes së “fjalës së mirë” të ndërmarrësisë, Cosper mendon që, në mënyrë që të jesh i suksesshëm, si rregull thelbësore duhet ta kesh guximin, të mos frikësohesh nga dështimi, por ta tejkalosh frikën, sepse aty të presin “përvoja, dituria, fuqizimi, urtësia dhe suksesi”.

Për të lexuar intervistën e plot, ju lutem vizitoni këtë link: http://kosovotwopointzero.com/amy-cosper-ndermarresia-eshte-te-krijosh-dicka-te-re-inovative-ose-percarese-aty-ku-nuk-kishte-asgje-me-pare/

Alan Greenberg: Mund ta rregullojë teknologjinë. Nuk mund t’i rregullojë njerëzit

Dafina Halili, Kosovo 2.0 (www.kosovotwopointzero.com) – Guru i teknologjisë në arsim diskuton atë se si teknologjia po formëson të ardhmën e mësimit.

“Nuk ma ndinë se a më pëlqejnë. Dua që të më respektojnë”, thotë Alan Greenberg, lider botëror i teknologjisë dhe inovacionit në arsim, deri sa e shpjegon për K2.0 atë që ai e quan ‘teknika Greenberg’. Zhvilluesit dhe bizneset e reja duhet të jenë të afta që ta shpjegojnë produktin e tyre për 30 sekonda në mënyrë që të kapin vëmendjen e njerëzve, përndryshe anashkalohen. “Nëse nuk mund ta shpjegojnë për 30 sekonda atë që e bëjnë, dhe çfarë ndryshimi do të ketë, do të dështojë”.

Greenberg po e demonstronte këtë teknikë në pjesëmarrës të Panairit të Bizneseve të Reja në edicionin e pestë të festivalit të Teknologjisë KOSICT, që u mbajt në Prishtinë javën e kaluar. Kjo konferencë u organizua nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) me mbështetje nga Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Kolegji Universitar Universum. Në të pati biseda për disa tema aktuale botërore në fushën e teknologjisë informative: si marketingu digjital, teknologjia në arsim dhe sportet elektronike.

Greenberg, i cili prej 2004 deri në 2009 menaxhoi biznesin e Higher Education (Arsimi i Lartë) të Apple në Evropë dhe Azi, ishte njëri prej folësve më të mirënjohur të KOSICT gjatë konferencës dy-ditore që mblodhi folës ndërkombëtar nga bota e teknologjisë. Ai tani është investitor, këshillues e ndonjëherë edhe mentor për disa kompani teknologjike rreth botës. Në portofolin e tij përfshihen kompani nga Nju Jorku, Londra e Pekini.

Për më shumë se një dekadë ai është fokusuar në teknologjinë në arsim. Prezantimi i tij në KOSICT përfshiu një seksion për aplikacione të teknologjisë në arsim që veç se kanë gjetur vend nëpër klas, si dhe për aplikacione të reja që po zhvillohen me synim të revolucionarizimit të mëtejmë të mësimmarrjes digjitale. K2.0 foli me të pas prezantimit për të diskutuar atë se si teknologjia mund ta përmirësojë arsimin, si mund t’i ndihmojë qeveria e Kosovës kompanitë teknologjike, si dhe për zhvillimin e teknologjisë për t’i ndihmuar fëmijët autist.

Për të lexuar intervistën e plot, ju lutem vizitoni këtë link: http://kosovotwopointzero.com/alan-greenberg-mund-ta-rregulloje-teknologjine-nuk-mund-ti-rregulloje-njerezit/

Marcin Malinowski: Intelegjenca artificiale do të ndryshojë gjithçka për njerëzimin

Dafina Halili, Kosovo 2.0 (www.kosovotwopointzero.com) – Kreu i partneriteteve botërore të google me evropën lindore flet për intelegjencën artificiale, privatësinë e përdoruesve dhe mundësitë e punësimit në kompaninë e tij.

Për shumë njerëz, Intelegjenca Artificiale (IA) konsiderohet trillim i largët shkencor që e shohim në filma të Hollywood-it si Ex-Machina dhe Transcendent. Por muajin e kaluar, para një audience të madhe në Prishtinë, Marcin Malinowski i Google theksoi se si IA jo vetëm që ka qenë fokus i botës së teknologjisë në kohët e fundit, por edhe se brenda dy viteve, do të ndryshojë gjithçka për njerëzimin.

Duke folur për zbulime e zhvillime të rëndësishme të IA, Malinowski përshkroi se si IA e Google ka mësuar se si të luaj lojën antike kineze Go; e njohur për mundësi të pakufijshme të lëvizjeve dhe mendimin strategjik që të duhet për ta luajtur. Go shpeshherë konsiderohet si më komplekse se shahu. Ai tha se këtë pranverë, IA e Google arriti që ta mposhtë kampionin botëror të Go në atë që u konsiderua si betejë historike në Go, dhe fitore finale për hulumtuesit e IA.

Malinowski vazhdoi duke diskutuar atë se si IA sot mund të riprodhojë punime artistike të piktorëve më të mëdhenj në botë. Ai shpjegoi se si hulumtues nga një universitet gjerman zhvilluan një IA që është e aftë të kuptojë teknikën dhe lëvizjet e brushës; e si rezultat dalin algoritma të thella e të mësuara, që rikrijojnë kryevepra të piktorëve si Van Gogh dhe Edvard Munch. “është edhe një këngë që performohet nga IA, dhe i ngjanë muzikës së Beatles, sa më kujtohet”, tha Malinowski për K2.0.

Mundësitë e pafundme të IA dhe grumbullimit të së dhënave ishin fokusi i fjalimit të tij kryesor gjatë edicionit të pestë të festivalit të Teknologjisë KOSICT, organizuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), me mbështetje nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Universum University College. Kreu i partneriteteve globale të Google me Evropën Lindore, Malinowki, i cili jeton në Varshavë, ishte njëri prej folësve kryesor në këtë konferencë, në të cilën u përfshinë fjalime e biseda për disa tema botërore të Teknologjisë Informative; prej marketingut digjital e deri te teknologjia në arsim dhe sportet elektronike.

K2.0 foli me Milanoëski pas konferencës për të diskutuar atë se çfarë u duhet zhvilluesve të ri që të jenë pjesë e Google, mendimet e tij për kahjen e IA, dhe çështje që lidhen me privatësinë e përdoruesve.

Për të lexuar intervistën e plot, ju lutem vizitoni këtë link: http://kosovotwopointzero.com/marcin-malinowski-intelegjenca-artificiale-te-ndryshoje-gjithcka-per-njerezimin/

Mëngjesi me kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)

Sot, më 27 Shtator 2016 po mbahet mëngjesi tradicional i organizuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).

Mëngjesi me kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të OEGJK u hap nga Kryetari i Bordit të STIKK z. Mentor Sahiti dhe Drejtori Ekzekutiv i OEGJK, z. Albert Matoshi.

Në këtë takim janë prezent kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të OEGJK, ku janë duke trajtuar temat mbi bashkëpunime potenciale dhe zhvillimin e sektorit të IT-së.

Për më shumë, është duke u biseduar rreth krijimit të më shumë mundësive në eksportin e shërbimeve kosovare në tregun internacional me fokus në Gjermani, dhe krijimin e një sistemi me procedura më të përshtatshëm për eksportim. Ky sistem do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të shërbimeve të eksportuara sepse do të lejonte kompanitë të kenë një formë të automatizuar përmes së cilës do të operojnë më shpejt dhe do të jenë më të qasshme në treg.

Poashtu, u theksua se OEGJK do të punoj në prioritizimin e sektorit të IT-së në mënyrë që partneriteti të jetë më i qëndrueshëm. Ky partneritet krijon edhe rritje të punësimit, faktor i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ekonomisë në përgjithësi.

Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Istog

Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Sot, më 26 Shtator 2016 po mbahet takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Shtëpinë e Inovacionit në Istog të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i implementuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit(STIKK) dhe Syri i Vizionit në bashkëpunim me Organizatn Turistike në Berane dhe IT Cluster Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë takim janë zyrtar të Komunës së Istogut, përfaqësues te projektit nga të dy anët e regjionit ndërkufitar, Kosovës dhe Malit të Zi.

Takimi është duke u drejtuar nga z. Lorik Mullaademi – Projekt Menaxher, i cili në detaje po tregon procesin e punës dhe të arriturat e projektit deri në fazën aktuale dhe rezultatet që pritet të arrihen deri në përfundim të projektit.

Janë duke u diskutuar hapat e parë të projektit, ku përfshihen prezantimet në shkolla të mesme të rrafshit të Dukagjinit me qëllim të njoftimit të objektivave të projektit; vizita studimore ne Val Di Fassa; aktivitetet e Shtëpisë së Inovacionit si trajnimet dhe punëtoritë në Istog dhe Berane, të cilat përgatisin të rinjt të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë, dhe të njejtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë.

Poashtu, gjatë takimit, të gjithë pjesëmarrësit po inkuadrojnë opinionet dhe idetë e tyre rreth aktiviteteve, të cilat janë fokusuar në përgatitjen e të rinjëve në inkuadrimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në platforma online.

STIKK Education hap aplikimin për gjeneratën e dytë!

Qellimi i STIKK Education është rritja e shkathtësive në sektorin e TIK-ut përmes trajnimeve profesionale dhe kompetente, projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke i’u përmbajtur trendeve të teknologjisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të regjistrohen në stikk.education/register. Data e fundit për aplikim është 25 Tetor, 2016.

STIKK Education do të zbatojë 2 cikle trajnimi dhe veprimtari të tjera plotësuese të projektit siç është paraparë në planin e aktivitetit poshtë në një periudhë 12-mujore në 2016-2017. Përmes trajnimeve, entuziastë e rinj të TI-së do të fitojnë aftësi të veçanta që janë aktualisht të rëndësishme në tregun lokal dhe Bashkimin Evropian duke përvetësuar me sukses programet që janë në përputhje të plotë me e Kompetenat e 3.0 të Kornizës Evropiane, një inicimi i multi-aksionerëve nga sektori i TIK Evropian me qëllim të identifikimit dhe të standardizimit të aftësive që aktualisht janë të nevojshme në treg dhe ka qenë gjithashtu prioritet nga kompanitë lokale të TIK për të zbatuar.

Në pjesën e dytë të programit tonë të trajnimeve, 45 entuziastë të rinj të TI-së do të përfundojnë trajnime intensive në tre profile: Menaxhment i TI-së, Zhvillim Mobil (iOS) dhe Inxhineri Softuerike (JAVA). 3 muaj praktikë do të iu ofrohen pjesëmarrësve të suksesshëm tek kompanitë anëtare të STIKK, gjë që do të ndihmojë ata të vëjnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas dhe të shfaqin aftësitë e tyre për punëdhënësit potencialë.

Çmimi për pjesëmarrjen në një profil trajnimi është 200 €.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem referohuni tek Kushtet e Pjesëmarrjes: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Terms_and_Conditions_-_STIKK_Education.pdf

Trajnimi në “Promovimin e Mjeteve Digjitale”

Trajnimi i parë në Shtëpinë e Inovacionit në Istog me temën “Promovimi i Mjeteve Digjitale, financuar nga BE, projekti “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Në trajnimin “Promovimi i Mjeteve Digjitale”, financuar nga BE, projekti “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, marrin pjesë 27 të rinj nga regjioni i Dukagjinit. Këta të rinj synojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe trajnerët në mënyrë që të jenë sa më produktiv përgjatë trajnimeve, punëtorive, dhe javës inovative.

Trajnimi do të zgjasë deri të Premten dhe do të trajtoj tema të cilat do të shërbejnë për te rinjtë e Dukagjinit të zhvillojnë idetë e tyre inovative.
Sot po diskutohet rreth temës “Hyrje në Bazat e Marketingut Digjital”.

Vazhdim i afatit: Organizimi i Trajnimit në Ndërmarrësi dhe Punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Organizimi i trajnimeve në Ndërmarrësi dhe punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani apo konsulent për organizimin e trajnimeve në Ndërmarrësi dhe punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencë të punës relevante, një propozim i thjeshtë i planit të punës së trajnimeve dhe punëtorive, përshkrim i thjeshtë i materialeve qe do të përdoren, kohë-zgjatja e propozuar, dhe oferta financiare.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 19/08/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 28 – ToR Entrepreneurship training and Branding workshops: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_-_Entrepreneurship___Branding_extended_deadline.pdf