Organizimi i Trajnimeve në Ndërmarrësi dhe Punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Organizimi i trajnimeve në Ndërmarrësi dhe punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani apo konsulent për organizimin e trajnimeve në Ndërmarrësi dhe punëtorive për Brendim për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencë të punës relevante, një propozim i thjeshtë i planit të punës së trajnimeve dhe punëtorive, përshkrim i thjeshtë i materialeve qe do të përdoren, kohë-zgjatja e propozuar, dhe oferta financiare.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 10/08/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 28 – ToR Entrepreneurship training and Branding workshops: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_28_ToR_Entrepreneurshiptraining___Brandingworkshops.pdf