Erasmus for Young Entrepreneurs

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës [STIKK], nga data 1 shkurt 2020 është njëra ndër organizatat implementuese të programit Erasmus for Young Entrepreneurs, projekt ky i iniciuar nga Bashkimi Europian. Erasmus for Young Entrepreneurs është një skemë e dedikuar ndërmarrësve dhe synon të ofrojë mundësi për ndërmarrësit aspirues ose ata që sapo kan filluar veprimtarinë e tyre, të udhëtojnë jasht vendit, brenda Europës, për të zhvilluar aftësitë e tyre ndërmarrëse në drejtimin e një biznesi nën mentorimin e një ndërmarrësi të eksperiencuar dhe me përvojë të gjatë.

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program i cili po implementohet tash e dhjetë vite, me më tepër se 14.000 ndërmarrës të ri dhe eksperiencuar që figurojnë në databazë dhe me mbi 7.000 shkëmbime të suksesshme deri tani. Kohëzgjatja e qëndrimit në vizitë është nga 1 deri në 6 muaj, ku gjatë kësaj kohe ndërmarrësit aspirues ose të ri kalojnë kohë me ndërmarrësin e eksperiencuar në kompaninë e tij dhe kështu fitojnë përvojë dhe njohuri se si duhet të udhëhiqet një biznes i suksesshëm.

Nëse e shihni veten si një ndërmarrës aspirues, ndërmarrës i ri apo si një ndërmarrës i eksperiencuar që dëshiron të ndihmoj ndërmarrësit e ri nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse të programit, ju lutem vizitoni webfaqen www.erasmus-entrepreneurs.eu ku edhe mund të gjeni informata të detajuara se si të bëheni pjesë e programit dhe të aplikoni për pjesëmarrje. Meqë Kosova për herë të parë ka të drejtë të jetë pjesë e programit EYE, në rast se ju duhet ndihmë me mbushjen e aplikacionit ose të kuptoni më mirë benefitet dhe qëllimin e programit, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected] apo [email protected]