National IT Summit 2015
Reprezentues të lartë nga politika, industria dhe shkenca nga vende të ndryshme u takuan në National IT Summit, në Berlin. Kjo ngjarje lejon pjesëmarrësit të shkëmbejnë eksperiencën dhe pikëpamjen në çështje të rëndësishme në TIK.
National IT Summit është organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjisë e Republikës Federale Gjermane që nga viti 2006, ku rrjeti i veçantë i pjesëmarrësve ofron një platformë të rëndësishme për diskutimet që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit TIK. Industria e TIK në Berlin është sinonim i rritjes së sektorit të TIK në Evropë, ku STIKK me reprezentim nga anëtari i bordit z. Mentor Sahiti dhe konsulenti nga Gjermania z. Lucas von Zallinger, patën mundësinë të zgjerojnë rrjetin e kontakteve, ndërmjetësojnë zhvillim biznesor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe të zgjerojnë praninë në skenën ndërkombëtare.