Mundësi trajnimi në teknologji të informacionit për të rinj të papunësuar

Prishtinë, 15 dhjetor 2015 – Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës (STIKK) lansoi zyrtarisht projektin për trajnimin e të rinjve në TIK, që do të implementohet nga STIKK.

Lansimin e projektit e përshëndetën dhe vlerësuan lart institucionet vendore: Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale z. Arban Abrashi, Zëvendësministrja për Zhvillim Ekonomik znj. Besa Zogaj-Gashi, poashtu edhe donatorët që kanë bërë të mundur zhvillimin e programit: Ambasadori i Norvegjisë z. Jan Braathu, Ambasadori i SHBA-ve z. Greg Delawie dhe përfaqësuesja e GIZ znj. Elena Lau.

“Programi sjell për të rinjtë ka dy cikle 6-mujore trajnimi për programimin e softuerëve, aplikacioneve mobile dhe menaxhmenti e TI-së” tha znj. Vjollca Çavolli, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK. Përveç trajnimit, të rinjtë do të lidhen me kompani në Kosovë ku do të ndjekin programin e punës praktike dhe më pas një numër i tyre do të punësohen.

Ky projekt erdhi si përgjigje ndaj nevojës në rritje në tregun vendor dhe tregun e eksportit për zhvillues softuerik, të aplikacioneve për mobil dhe TI menaxher. Këto nevoja u vunë në duke nga një analizë që STIKK bëri kohëve të fundit për mangësitë e shkathtësive në sektorin e TIK-ut në Kosovë.

Ky aktivitet bashkë-financohet nga GIZ, Ambasada e Norvegjisë dhe EMPOWER Sektori Privat i USAID-it.

Rritja e punësimit te të rinjve në TIK
STIKK Education është disejnuar për të adresuar në mënyrë specifike barrierat lidhur me zhvillimin e shkathtësive dhe trajnimit. STIKK Education përfshin të gjitha trajnimet e organizuara deri me tani prej STIKK, duke sjellë programe dhe iniciativa të reja. Vizioni i kësaj iniciative është të ngrisë kapacitetet lokale në sektorin e TIK përmes trajnimeve kompetente profesionale, të disejnuara enkas për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke qenë në hap me trendet teknologjike ndërkombëtare.

STIKK Education do të ketë dy cikle trajnimi dhe aktivitete tjera shtesë të parapara në planin e mëposhtëm për një periudhë 12 mujore gjatë vitit 2016. Përmes trajnimeve, entuziastet e rinj do të fitojnë shkathtësi specifike që aktualisht janë shumë të kërkuara në tregun e Bashkësisë Evropiane duke zotëruar kurrikulën plotësisht, e cila është në përputhshmëri me Kornizën Evropiane për e-Kompetenca 3.0, që është një iniciativë e palëve të shumta të interesit nga sektori i TIK të Evropës në mënyrë që të identifikohen dhe standardizohen aftësitë të cilat momentalisht janë të nevojshme për tregun dhe e cila është bërë prioritet për implementim nga kompanitë lokale të TIK.

Gjithashtu, këta 90 të rinj entuziast në TI do të përfundojnë programin e garantuar të praktikës në kompani anëtare të STIKK përmes shërbimit të STIKK për ofrimin e praktikës, gjë që do të ndihmonte në praktikimin e aftësive të sapo fituara nga trajnimet, si dhe do ta rrisë punësueshmërinë e tyre.