Misioni ekonomik “Nearshoring Kosovo”
Dje më 01.10.2014 nga ora 9:00 në Innovation Center Kosovo (ICK) u mbajt Misioni Ekonomik “Nearshoring Kosovo” ngjarja B2B e organizuar nga Oda Ekonomike Austriake në bashkëpunim me STIKK dhe ICK. Ne këtë ngjarje morën pjesë pesë kompani Austriake dhe kompani nga Kosova të cilat prezantuan veprimtarinë e tyre me qëllim të identifikimit të mundësive për krijimin e partneriteteve.
Kompanitë pjesëmarrëse Austriake dhe Kosovare ishin:
– Matting management partners Gmbh, MeBtechnik Gesellschaft, Reiwag facility services Gmbh, Open research software development OG, WIFI international.
– Adaptive IT, Appdec, Frakton, Rrota, Tekkos, Trigonom, Ameble, Trokit Agency Creative, WIFI Albania, Cloud, Mikrobiz, MTI- KIESA, Hello world, Aca, Solaborate.
Takimi u hap nga z. Peter Hasslacher, përfaqësuesi i Odes ekonomike Austriake , i cili u dëshiroi mirëseardhje kompanive pjesëmarrëse. znj. Vjollca Cavolli, Drejtoreshe Ekzekutive e STIKK, pati një prezantim të shkurtër të STIKK dhe sektorit të TIK në Kosovë duke shpresuar në bashkëpunime të mundshme në mes të kompanive të dy shteteve. Ngjarja me pas u përcoll me prezantimet e kompanive vendore dhe atyre austriake.
Gjate kohës së paraparë për koktej kompanitë patën mundësinë të zhvillojnë diskutime individuale me qëllim të krijimit të partneriteteve potenciale. Ngjarja përfundoi me vizitën e kompanive austriake tek ekipet e Inkubatorit të ICK-së dhe më pastaj me takime individuale tek kompanitë anëtare të STIKK.