Memorandum Bashkepunimi mes STIKK dhe FIEK
Qëllimi i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe shkëmbimi i studentëve me qëllim të punës praktike dhe punësimit tek kompanitë anëtare të STIKK
Marreveshja u nenshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, Vjollca Cavolli, ne praninë e dy prodekanëve, Prof. Asoc. Dr. Kadri Sylejmani dhe Prof. Asoc. Dr. Milaim Zabeli.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, STIKK dhe FIEK pajtohen që të bashkëpunojnë, duke përfshirë, ofrimin e këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe mundësimit të vijimit të praktikave profesionale, për studentët e këtij fakulteti, pranë bizneseve anëtare të STIKK. Po ashtu, palët pajtohen që të hulumtojnë mundësitë për aplikime të përbashkëta në projekte zhvillimore dhe hulumtuese në thirrjet për projektet që ofrohen nga donator brenda dhe jashtë vendit.