STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Bulevardi Deshmoret e Kombit, Prishtinë, Kosovë

Profili

Eurosig u themelua si kompani sigurimesh në aktivitetin Jo-Jetë në vitin 2000 me emrin Dardania. Që nga dhjetori i vitit 2015 operojmë si EUROSIG sh.a., plotësisht me kapital dhe aksionarë shqiptarë. Veprimtaria rregullohet nga ligjet e Republikës së Kosovës dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës, Departamenti për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.

Si kompani e konsoliduar, EUROSIG është e shtrirë në gjithë Kosovën me 8 degë dhe mbi 62 zyra përfaqësuese. Zgjerimi i rrjetit të shitjes dhe pozicionimi në treg kanë ardhur si rezultat i punës së vazhdueshme dhe një stafi të kualifikuar.

EUROSIG renditet ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ne ofrojmë zgjidhje sigurimi të përshtatura për një botë në ndryshim nga staf profesionist, dinamik dhe kompetent që i kupton nevojat tuaja.

Me EUROSIG mund të siguroni automjetin, shtëpinë apo banesën, shëndetin, përgjegjësinë publike dhe profesionale, si dhe shumë sigurime të tjera. Falë një oferte të integruar dhe modeli inovativ, jeni në duar të sigurta — besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë sonë.

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Administrative Systems, Fintech
  • Viti i themelimit:

    2000
  • Numri i punëtoreve:

    151+
  • Qarkullimi vjetor:

    + 1 MIL.
  • Produktet e kompanisë:

    Produkte te Sigurimeve

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook