STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
Detajet e kontaktit
ANËTARË I BASIC
Profili
Tregimi ynë filloi në vitin 1998, në kohën më të vështirë të vendit, kur mbledhja e informacionit nuk ishte vetëm e rëndësishme, por edhe një akt që rrezikonte jetën.
Si kompania e parë për hulumtime në Kosovë, ne u themeluam me emrin ligjor Index Kosova, nga një grup shkencëtarësh të Gallup International, dhe më vonë, u bëmë Kantar Kosova, pjesë e kompanisë udhëheqëse botërore për të dhëna, njohuri dhe konsulencë.
Duke përdorur shkencën e sjelljes, çdo ditë ndihmojmë klientët të kuptojnë njerëzit dhe të frymëzojnë rritjen. Përmes studimeve tona, i ndihmojmë ata të kuptojnë tregun, të kuptojnë njerëzit dhe si mund të formësojnë të ardhmen.
Ne filluam me një projekt hulumtues në vitin 1998 dhe tani Kantar Kosova ofron çdo vit 40-50 projekte, të fokusuara në shërbimet e hulumtimit të tregut dhe studimeve sociale për klientët e saj ndërkombëtarë dhe vendas.
Që nga themelimi i kompanisë sonë, kemi intervistuar më shumë se 800,000 individë në Kosovë dhe kemi realizuar gati 1,000 projekte hulumtuese.