STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Rr. Imzot Nikprelaj p.n (Ulpianë), Prishtinë, Kosovë

Profili

Kolegji Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë (shih raportet e akreditimit)

Kolegji Universum është themeluar në Mars të vitit 2005, atë kohë me emërtimin Kolegji Universitar “Universum”, i vendosur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës dhe Ferizaj. Që nga viti 2012 Kolegji Universum ka filluar të veprojë edhe me degët në Gjakove dhe Prizren.

Misioni
Misioni i Kolegjit Universum është që të sigurojë cilësi të lartë, mundësi dhe shërbime arsimore të arritshme dhe të përballueshme për studentët Kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar permes përsosmërisë në mësimdhënie, të nxënit gjatë gjithë jetës, hulumtimit të aplikuar dhe ndërtimit të partneritetit duke përgatitur studentët të kenë mendim kritik, të jenë qytetar të suksesshëm, të përgjegjshëm, dhe të mbështes zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe rajon.

Mjetet për arritjen e misionit janë:
Ofrimi i një arsimi të shëndoshë për studentët Kosovar, rajonal dhe ndërkombëtar;
Të ruaj dhe zhvilloj standardet e përsosmërisë thelbësore për të ardhmen e suksesit të studentëve tanë dhe për të siguruar mjetet e duhura për të arritur këto qëllime;
Të nxis hulumtimet e aplikuara;
Të vazhdojë të zhvillojë qasje inovative dhe fleksibile arsimore të cilat i shërbejnë nevojave të studentëve;
Të zbulojë vlerat shkencore-frymëzuese në sjelljen e studentëve;
Të inkurajojë zhvillimin personal dhe social të studentëve nëpërmjet veprimtarive jashtë mësimore;
Të zhvillojë Kolegjin si qendër e të mësuarit gjatë gjithë jetës;
Të ofroj programe mbështetëse për të ndihmuar studentët për të arritur qëllimet e tyre;
Të nxis partneritetet dhe programe ndërkombëtare;
Të mundësojë studentëve njohjen dhe vlerësimin e kulturave botërore;
Të çojë në krijimin e partneriteteve që nxisin zhvillimin ekonomik të rajonit;
Të prodhoj një strukturë stimuluese që nxisin hulumtime dhe risi për çështje apo interes për ekonomitë lokale dhe rajonale.

Vlerat
Përsosmëri akademike
Përsosmëria mësimore, liria akademike, njohuria

Inovacioni
Pavarësia kritike, kreativiteti, risia, sipërmarrja

Integriteti dhe Përgjegjësia
Përgjegjësia, transparenca, sinqeriteti dhe ndershmëria

Komuniteti
Shërbimi publik dhe qytetaria e mirë, kolegjialiteti, puna ekipore dhe respektit reciprok

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Training & Education
  • Viti i themelimit:

    2005
  • Numri i studentëve:

    51-100

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook