STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Profili

Kolegji UBT ka mision të qartë, vizion e strategji, të cilat bazohen në zhvillimin e arsimit të lartë në Evropë.

Misioni
Misioni i Kolegjit UBT është plotësimi i kërkesave dhe nevojave të arsimit të lartë të një shteti demokratik, i cili synon të ndërtojë ekonominë dhe shoqërinë, për t’u bërë pjesë e tregut (të dijes dhe punës) evropian dhe global.

Kolegji UBT është përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standarde ndërkombëtare. Përmes aktiviteteve të tij, Kolegji UBT synon që:
Të ndërtojë një institucion akademik privat, si një alternativë e rëndësishme për arsimin e lartë në Kosovë dhe rreth saj.
Të sjellë standarde ndërkombëtare adekuate për zhvillimin e programeve të studimit.
Të zhvillojë dhe të promovojë kapacitetet vendore profesionale dhe akademike në përputhje me standardet më të larta në botë.
Të përmirësojë kushtet e programeve të një istitucioni ndërkombëtar të një cilësie të lartë në gjuhën Angleze, Shqipe, Gjermane, Frënge etj. për Kosovë dhe vendet e rajonit.
Të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe në krijimin e një ambienti akademik dhe kulturor në shoqërinë kosovare.
Të krijojë një institucion për studime universitare të hapur për të gjithë, pa pasur dallime dhe në bazë të meritave, dhe të ndërtojë një mekanizëm profesional të domosdoshëm për bashkëpunim të suksesshëm me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë komunitetin e biznesit vendor dhe ndërkombëtar.
Të shërbejë si një qendër referuese për studime akademike ndërkombëtare në rajon.

Vizioni
Kolegji UBT do të jetë një institucion arsimor modern dhe udhëheqës në Kosovë, i përkushtuar të zbatojë përsosmëri në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim përbrenda një ambienti inkluziv me studentin në qendër, përmes qasjes multidisiplinare, e cila do të kontribuojë në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore në Kosova dhe më gjerë.

Vlerat themelore
Ne besojmë që janë disa besime pse Kolegji UBT ekziston: jemi të bindur se ekziston besimi për Kolegjin UBT-në si një:
Vend ku mund të studiosh dhe të punosh
Ambient dinamik, i cili promovon zhvillime personale dhe profesionale
Vend ku ofrohen praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e cilësisë
Qendër që prodhon përsosmëri në mësimnxënie, mësimdhënie, hulumtim dhe inovacion
Vend ku veprimet udhëhiqen nga përfitimet e përbashkëta të të gjithë akterëve dhe komunitetit

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Training & Education
  • Viti i themelimit:

    2004
  • Numri i studentëve:

    101-150

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook