STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- Elting Electronics
Detajet e kontaktit
ANËTARË I BRONZE
Profili
Themeluar më 1984, ELTING electronics, është një ndër kompanitë e para private në Kosovë për projektim, instalime, shërbime dhe mirëmbajtje të sistemeve radio-telekomunikative, sistemeve audio-vizuele, dhe sistemeve të sigurisë së lartë. Ne, tani ofrojmë klientëve tanë komplet shërbimet e sistemeve radio-telekomunikative, radio sistemeve mikrovalore, sistemeve të përkthimit simultan dhe konferencial, CCTV, kontrollit të qasjes dhe sistemeve të sigurisë.
Eksperienca jonë dhe kualiteti i shërbimeve ka bërë që kompania jonë të tërhjek klientë besnik duke ofruar gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë informative, përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave të klientëve, eksperiencë e dëshmuar që nga viti 1984.
Ajo çka është unike tek Kompania jonë është fakti se ne ofrojmë zgjidhje komplete “çelësat në dorë” duke u bazuar në shërbimet e spektrit të gjerë të sistemeve radio-telekomunikative, teknologjisë informative dhe sistemeve audio-vizuale. Për të zhvilluar solucione dhe projekte të plotfuqishme, ne gjithashtu përkrahim klientin gjatë gjithë jetëgjatësisë së projektit. Ne vlerësojmë kërkesat specifike të klientëve tanë dhe i përshtatim shërbimet tona për të përmbushur këto kërkesa. Gjithashtu, ne ofrojmë trajnime, përkrahje teknike dhe shërbime konsulence.
Në fakt, ne bëjmë zhvillimin e shërbimeve, zhvillojmë shërbimet tona për të përshtatur kërkesave teknike të klientëve, shërbime trajnimi dhe konsulence, mbulojnë çdo aspekt të planifikimit, operacioneve dhe përmisimin e rrjetave komunikuese.
Përkrahja e klientëve – Përkrahim të gjithë klientët tanë me asistencë teknike përmes thirrjeve telefonike, online përmes internetit dhe vizitave “on-site”.
Filozofia e kompanisë sonë gjithmonë është fokusuar në satisfaksionin e klientit me ndershmërinë e paepur. Për të plotësuar shijet e klientëve, ne sigurohemi që sektori i shitjes dhe sektori i shërbimeve të gjenerojë entuziazëm dhe ti përgjigjet me zellshmëri të gjitha kërkesave që adresohen nga klientët. Ne gjithmonë bëjmë përpjekje për hapjen e shtigjeve të reja dhe për avancimin e relacioneve tona afariste. Me suksesin tonë të vazhdueshëm dhe punën e palodhshme të stafit tonë, vizioni ynë është bërë Realitet!