STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

Detajet e kontaktit

Magjistralja Prishtinë-Shkup, kilometri i 12-të, Lipjan, Kosovë

Profili

DOCMAN është themeluar në vitin 2009 e specializuar në zgjidhjen e menaxhimit të dokumenteve sidomos në shkatërrimin dhe arkivimin fizik dhe digjital të tyre. DOCMAN është kompani e parë në Republikën e Kosovës që siguron shkatërrimin e dokumenteve dhe shërbimim e arkivimit fizik dhe digjital të dokumenteve. Baza për biznesin tonë të përditshëm është siguria absolute e të dhënave konfidenciale dhe besueshmëria maksimale në sytë e klientëve tanë.
Klientët tanë përfshijnë:

• Bankat dhe kompanitë e sigurimit
• Sektorin publik dhe departamentet qeveritare, sektorin e shëndetësisë
• Kompanitë e mëdha dhe të mesme
• IT kompanitë
• Profesionistët e vetë-punësuar (avokatët, noterët, kontabilistët, mjekët, etj)

DOCMAN është pjesë e rrjetit REISSWOLF. REISSWOLF është një organizatë ndërkombëtare e specializuar në zgjidhje të menaxhimit të dokumenteve. DOCMAN ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me REISSWOLF International në vitin 2010 dhe është një përfaqësi zyrtare e REISSWOLF. Kjo do të thotë që të gjitha projektet dhe proceset që lidhen me to janë bërë në bashkëpunim të ngushtë me REISSWOLF International. Kjo gjithashtu do të thotë se DOCMAN është e vetmja kompani e autorizuar nga REISSWOLF për të ofruar shërbime të tilla në Republikën e Kosovës.

Detaje të tjera

  • Viti i themelimit:

    2009
  • Numri i punëtoreve:

    11-50

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook