STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- Arcus
Detajet e kontaktit
ANËTARË I SILVER
Profili
Arcus është kompani e sigurisë kibernetike me seli në Prishtinë, që operon ndërkombëtarisht në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Jemi të specializuar në siguri ofensive, përfshirë testimin e sigurisë së aplikacioneve, testimet e sigurisë së rrjeteve, red teaming, sigurinë në cloud dhe sigurinë e pajisjeve IoT. Paralelisht, ofrojmë edhe shërbime të sigurisë defensive si mbështetje për Security Operations Centre (SOC), reagim ndaj incidenteve, inxhinieri të sigurisë dhe zhvillim të sigurt të softuerit.
Ekipi ynë është i pajisur certifikime të njohura ndërkombëtarisht si OSCP, CRTO, CREST CRT, CREST CPSA, certifikime nga Cyber Academy, si dhe ISO/IEC 27001 dhe GDPR Professional.
Arcus bashkëpunon me organizata të sektorit publik dhe privat. Në sektorin publik, ofrojmë shërbime govtech dhe projekte të sigurisë në nivel kombëtar. Në sektorin privat, mbështesim organizata në fushat e financës, shëndetësisë, telekomunikacionit, softuerit, arsimit, medias dhe shërbimeve ligjore.
Jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të sigurisë kibernetike rigoroze, praktike dhe me ndikim. Përmes partneriteteve strategjike dhe angazhimeve komplekse me nivel të lartë përgjegjësie, kemi dëshmuar aftësi për të operuar nën presion, për t’u përputhur me standardet ndërkombëtare dhe për të kontribuar në iniciativa të përbashkëta ndërkufitare.