STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- Andrra App
Detajet e kontaktit

ANËTARË I BASIC
Profili
Andrra është aplikacion në gjuhën shqipe i dedikuar për shtatzëninë dhe prindërimin, i krijuar për të mbështetur prindërit e rinj në çdo hap të këtij rrugëtimi të veçantë.
Aplikacioni ofron informacion të besueshëm dhe të verifikuar nga ekspertët mbi shtatzëninë, kujdesin për foshnjat dhe zhvillimin e fëmijëve, duke e bërë më të lehtë dhe më të sigurt përvojën e prindërimit.
Me një dizajn intuitiv dhe të lehtë për t’u përdorur, Andrra përfshin veçori si:
• Kalendarin e Shtatzënisë, që ndjek zhvillimin e foshnjës javë pas jave dhe ofron këshilla të personalizuara.
• Forumin e Komunitetit, ku prindërit mund të ndajnë përvoja, të bëjnë pyetje dhe të marrin mbështetje nga ekspertë dhe përdorues të tjerë.
• Mjete të dobishme si kalkulatori i datës së lindjes, albumin e bebit, regjistri i emrave, receta për bebe dhe këshilla për kujdesin pas lindjes.
Andrra është krijuar për të ndihmuar çdo prind të ndihet i informuar, i mbështetur dhe i lidhur me një komunitet që ndan të njëjtën përvojë. Aplikacioni është tashmë në dispozicion për shkarkim dhe përdorim nga prindërit shqiptarë kudo në botë.