Lirohen pajisjet e TIK nga taksat doganore

Me datën 16 janar 2014, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës është publikuar Ligji Nr. 04/L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarife zero te tatimit doganor.Ky projektligj është miratuar në mbledhjen e 95 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/95 me datë 17.10.2012 dhe qe nga ajo kohe, ky projektligj ka kaluar ne dy lexime ne kuvend dhe i është kthyer kuvendit prapa nga zyra e Presidencës për arsye te neneve te kontestuara nga zyra ligjore. Pas shume peripecive dhe vonesave burokratike, ky projekt ligj më në fund u miratua në Kuvendin e Kosovës në seancën e dhjetorit të vitit 2013.STIKK në bashkëpunim me anëtarët e saj, me qëllim të krijimit të një mjedisi të favorshëm legjislativ dhe politik për zhvillimin e përshpejtuar të sektorit të TIK, është angazhuar që nga fillimi i inicimit të këtij projektligji duke organizuar grupe punuese ne mes te anëtarëve te saj dhe te palëve te interesit. Megjithëse në listën e miratuar nuk janë të përfshira të gjitha ato pajisje të cilat janë sugjeruar nga STIKK dhe anëtarët e saj, kjo liste jep një baze te mire mbi te cilën mund të ndërtohenkërkesat tjera në të ardhmen.Ky ligj do te ketë ndikim ne zhvillimin e te gjitha sektorëve si dhe ne vete shoqërinë e Kosove, duke ulur koston e pronësisë se këtyre pajisjeve. Ne si STIKK do te vazhdojmë te avokojme për lehtësira ne taksa duke zbritur TVSH-ne nga 16% ne 5% ne pajisjet e TIK.