Kuvendi i VIII-të i STIKK zgjedh 9 Anëtarë të rinj të Bordit

Dje, më 24.03.2016 u mbajt Kuvendi i VIII-të i STIKK ku prezent ishin 26 kompani anëtare të shoqatës.

Mbledhja e Kuvendit të VIII-të filloi me dorëheqjen vullnetare të kryetarit të bordit të STIKK, z. Shkumbin Brestovci. Me këtë dorëheqje dhe me skadimin e mandatit të 4 anëtarëve ekzistues, mosprezencën e një anëtari si dhe largimin e një anëtari gjatë vitit, anëtarët prezentë të bordit janë pajtuar që me marrëveshje t’i propozohet kuvendit shkarkimi i bordit në përgjithësi, i cili u aprovua dhe u vendos që të shkohet në votime të reja. Pas votimeve me vota anonime, u përzgjedhën 9 anëtarë e rinj të Bordit.

Antarët e rinj të bordit të STIKK:

Mentor Sahiti (Adaptivit) – Kryetar i Bordit
Dardan Vokshi (INET) – Nënkryetar i Bordit
Vigan Budima (Asseco SEE)
Leutrim Blakaj (Zetta Technologies)
Ermal Sadiku (LinkPlus)
Zana Tabaku (Appdec)
Arben Ymeraga (Melita & Partners)
Ilir Gorani (AVC Group)
Argjent Nela (ITEG)

Përgjatë kuvendit eshte bërë përzgjedhja e kompanisë audituese për STIKK për periudhën 2016-2018, si dhe votimi dhe aprovimi i Planit të Punës dhe Buxhetit të STIKK për vitin 2016.

Gjithashtu, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli përmendi disa ngjarjet e suksesshme të vitit 2015, ku u theksuan Implementimi i pakosë së re fiskale; Aprovimi i Strategjisë Nacionale të IT-së nga Qeveria; Vendimi i Qeverisë për inkubatorin e Teknologjisë për bizneset e TIK-ut; dhe Lansimi i projektit STIKK Education.