Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ftuar në MARTEch, iniciativa e re e STIKK
Nje kafe me sektorin TIK. Kjo është motoja e iniciativës më të re të STIKK e cila titullohet ‘MARTEch’.
Martech synon të krijojë një hapsirë bashkëbisedimi midis anëtarëve të STIKK dhe të ftuarëve nga fusha të ndryshme publike ose private. Eventi mbahet në dy të marta të çdo muaji në formatin e një kafeje mëngjesi mes të pranishmëve.
Në MARTEch-un e parë i ftuar ishte , Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës me përfaqësuesit e kompanive anëtare të STIKK u diskutua rreth mundesive të bashkëpunimit dhe iniciativave për digjitalizimin e shërbimeve publike.
Z. Rama shprehu mirënjohjen ndaj sektorit TIK dhe ofroi bashkëpunimin e tij të plotë rreth zhvillimit të Prishtinës si një ‘smart city’. Ai tregoi gjithashtu gatishmeri për të mbështetur festivalin KosICT si dhe planin e mobilitetit për TechPark Prishtina, i cili është në fazën e fundit të punimeve.
Antarët e STIKK treguan për sukseset dhe zgjidhjet që i ofrojnë për kompanitë jashtë Kosove dhe shprehën gatishmerinë që njohuritë e marra t’i transferojnë në qytetin ku operojnë.
Ne fund, u vendos që të krijohet një grup punues i cili do të identifikojë nevojat dhe do të sugjerojë zgjidhje digjitale për të adresuar nevojat e qytetarëve të Prishtinës.